Edi Rama del blof! Protesta e publikuar nga kryeministri një ‘fluskë sapuni’

Edi Rama del blof! Protesta e publikuar nga kryeministri një ‘fluskë sapuni’

22:34, 16/12/2018
A+ Aa A-

Edi Rama po përpiqet në çdo mënyrë të ulë në tryezë dialogu, studentët e vendosur në kërkesat e tyre. Por duket se mënyrat e Kryeministrit, po kërkojnë të manipulojnë edhe opinionin publik, për të dhënë idenë se “oferta” e Ramës, përveçse logjike është praktikë edhe botërore.

Kështu edhe mëngjesin e sotëm, Kryeministri Rama u përpoq të bindte përmes një postimi në instagram, se edhe vendet e rëndësishme e gjejnë zgjidhjen përmes dialogut.

Duke postuar një foto të studentëve që kërkojnë dialog në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri shkruan: “Foto nga një protestë e famshme e studentëve në SHBA, ku pasi protestuan me këmbëngulje duke kërkuar Dialog&Transparencë, studentët arritën t’i ulin në tryezë autoritetet dhe morën një marrëveshje të favorshme”.

Në fakt, duke dashur të luajë me inteligjencën e shqiptarëve, teksa e quan të famshme protestën më sipër, Rama në fakt ka luajtur me vetveten. Ndoshta Kryeministri apo ata që ja kanë sugjeruar foton, nuk e kishin menduar që një kërkim fare i thjeshtë në internet do ta nxirrte zbuluar dhe foton më sipër, qe rezulton nje fluske sapuni.

Protesta në fjalë nuk është aspak e famshme në fakt. Fotoja është realizuar në vitin 2010 nga protesta e një grupi studentësh të kolegjit  Shimer, të cilët protestonin ndaj presidentit të shkollës, që kërkonte ta kthentë atë në “Kolegjin e Shteteve të Bashkuara”. /Opinion.al.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco