SKANDAL/ Gjiknuri jep leje për të shpërthyer 2.5 ton tritol në Zagori

SKANDAL/ Gjiknuri jep leje për të shpërthyer 2.5 ton tritol në Zagori

11:27, 16/12/2018
A+ Aa A-

Zagoria rrezikon bombardimin me tritol nga një firmë e njohur ndërkombëtare e hidrokarbureve.

Bëhet fjalë për kompaninë ndërkombëtare SHELL e cila për drejtuesit e Shoqatës ‘Zagoria’, do të ndërmarrë fushatë shpimi në të gjithë territorin e krahinës duke përdorur tritol të fuqishëm.

Alarmi është dhënë nga drejtues të kësaj shoqate të cilët konfirmojnë se janë shpërndarë këto ditë në zonë, disa fletushka për 500 shpime që do të ndërmarrë gjiganti botëror i hidrokarbureve për kërkimin e gazit natyror dhe të naftës.

Leja është siguruar nga ministria e linjës së drejtuar nga Damian Gjiknuri dhe pritet që së shpejti të fillojë nga puna ky proces.

Parashikohet që për çdo shpim, të përdoret 5 kg tritol dhe në total 2.5 ton tritol në të gjithë zonën çka kërcënon ekzistencën e gjallesave, apo dhe burimeve ujore ku Zagoria është e pasur me të tilla. /JuguNews

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp16/12/2018 14:28

Nuk thoni shyqyr qe Z. Gjiknuri ja ka dhene SHELL per eksplorim dhe jo Dobit apo ndonji fantazme ofshore.Kush e pengon futjen e ShELL ne tregun e karburanteve, ky mund te ishte nje shqetesim i drejte.Ose me e drejte do ishte qe ju o Zagorjot te sygjeronit, qe ti kerkohej SHELL qe kontrata per eksplorim te bashkeshoqerohej me ate te tregetimit te karburanteve.Zojte e pyllit do trembeshin ne Zagori mbasi ata kane ngelur.banoret kane emigruar.Si rregull ne vend te banorve shprehen nje " shoqate me seli ne ndonji lokal ne Tirane apo Gjirokaster. Kjo vlene per gjithe kryesite e shoqatave.

coli16/12/2018 12:57

Për t'ju a hequr frikën banorëve të Zagorisë o Edmond, shko në ndonjë fshat të Zagorisë, fut një kaush të vogël me fitil në prapanicë, veji flakën e kështu do ti "qetësosh" ata

Edmond16/12/2018 11:36

Mos u merzit o mik se nuk jane bomba atomike ato....

Shto koment

Denonco