VIDEO/ Festoi ditëlindjen në protestë, studenti i prek të gjithë me fjalët e tij

VIDEO/ Festoi ditëlindjen në protestë, studenti i prek të gjithë me fjalët e tij

09:49, 16/12/2018
A+ Aa A-

Studentët prej 12 ditësh janë në protestë dhe kërkojnë nga qeveria miratimin e disa pikave në lidhje me arsimin e lartë.

Protesta fillimisht ishte mbajtur tek ministria e Arsimit, por prej pesë ditësh studentët e kanë zhvendosur tek kryeministria dhe nuk ka asgjë që ti ndalojë në kërkimin e të drejtave të tyre duke luftuar të ftohtin, shiun dhe acarin.

Ata qëndrojnë aty 24 orë.

Njëri nga studentët ka ditëlindjen sot dhe sapo ka shkuar ora 00:01 atij i është bërë një surprizë nga shokët ku i kanë uruar ditëlindjen.

Klajdi i ka prekur të gjithë me fjalët e tij ku u shpreh: Më lejoni tu them që kjo është një nga ditëlindjet më të bukura.

Si dhuratë për ditëlindje ai ka marrë as më shumë e as më pak por një karamele.

‘Kjo është karamelja më e bukur sepse ka brenda gjithë zemrën’, përfundoi Klajdi.

/Ariglon Pali/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco