Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Protesta e studentëve/ Kreu i FRESSH dorëhiqet, por më pas ndërron mendje

Protesta e studentëve/ Kreu i FRESSH dorëhiqet, por më pas ndërron mendje

09:42, 16/12/2018
A+ Aa A-

Protesta e studentëve sot është në ditën e saj të 12, ndërsa pritet që ditën e nesërme të këtë një tubim masiv.

Edhe pse Edi Rama thotë se pranon kërkesat e studentëve, ai nuk ka firmosur asgjë deri më tani.

Por duket se protesta dhe përdorimi i të rinjve ka sjellë edhe dorëheqjen e parë, e cila me pas eshte terhequr.

Duket se fakti se nuk ja doli të kontrollojë protestën dhe demaskimi në media i njerëzve të infiltruar në të, kanë bërë që Hysko të dorëhiqet, por me pas ka nderruar mendje.

Ky fakt është bërë i ditur nga vet Hysko, përmes dy postimeve në ‘Facebook’. Ne postimin e pare ai theksonte se ky veprim vjen pas lajmeve që qarkulluan në media. 

Por ne nje tjeter postim, ai nuk flet per doreheqje edhe pse nenkuptohet.

Në rrjetet sociale qarkulloi lajmi se ai udhëzonte të rinjtë socialistë që të komentonin pro dialog, gjatë deklaratës së kryeministrit Edi Rama drejtuar studentëve.

Por vetëm pak më vonë Hysko ka fshirë postimin e tij në ‘Facebook’, ndërsa nuk dihet ende nëse ai ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Pas ketij postimi, Hysko ka bere nje tjeter postim me te gjate qe e gjeni me poshte.

Image

Më poshtë keni letrën e plotë të Elio Hyskos:

Për studentët, dialogun dhe sajesat!

FRESSH i konsideron legjitime dhe të drejta 8 kërkesat e studentëve. Protesta e zhvilluar po na tregon ngadalë-ngadalë se besimi tek mekanizmat për demokratizimin e vendit janë rimëkëmbur.

Shtatë vjet pas 21 janarit 2011, asaj dite të keqe për kombin tonë, qytetarët kanë filluar të kuptojnë se jo vetëm që nuk vdes në shesh kur del të kërkosh të drejtat, por madje në rastin në fjalë edhe merr atë çka të takon.

Përpos përqafimit të 8 kërkesave të studentëve FRESSH mbështet dialogun si e vetmja formë demokratike e të ndërvepruarit në shoqëri. Kemi bindjen dhe besimin se shumë shpejt studentët do të zgjedhin një modalitet të gjithëpranuar dialogu nga i cili do të nisi procesi për transformimin e arsimit.

Bindjet politike nuk mund të jenë pjesë e diskursit për të drejta themeltare të arsimit, ndaj ne hedhim poshtë me neveri çdo akuzë të bëra këto 12 ditë se pjesemarrja e lirë dhe individuale e disa prej aktivistëve të FRESSH në protestë ka pasur qellime të mbrapshta. Ato janë shprehja më kuptimplotë e demokracisë së brëndshme.

Nuk mund të thuash të njëjtën gjë për të tjerët të cilët dita ditës po tentojnë të zaptojnë e bëjnë pis megafonin e dlirë e çiltër të studentëve për të ndërtuar retorikën e tyre me ëndra rotacioni pushteti, pa asnjë lidhje me revolucionin në arsim! Partizimi dhe dhuna që po mbarsin duhet të qendrojnë larg tyre!

Është një moment unik për studentët që këtë energji të jashtëzakonshme ta kthejnë në një proces historik të transformimit të arsimit.

Rruga e duhur është nëpërmjet dialogut, pa u tërhequr asnjë milimetër nga 8 kërkesat e tyre.

Në lidhje me sajesat që janë publikuar në formën e mesazheve në grup dua ti kërkoj ndjesë për shqetësimin familjeve të Luisit, Glindxhetit, Tedit, Ivës, Maurës, Endrës, Arlindit & Keidës apo kushdo që do jetë shënjestra e rradhës të cilët janë bërë viktima të montimeve banale nëpërmjet fake chat app dhe sot po linçohen virtualisht. Ato janë kryekëput trillime të një mendje të sëmurë e cila nuk paska kufij e moral.

Shpreh keqardhje që portalet e fanpaget janë kthyer në thertore virtuale të çdokujt që nuk i shërben qëllimeve të sponsorave të tyre. I inkurajoj të rinjtë, jo vetëm ata të FRESSH që të qendrojnë për atë që besojnë, pa pasur frikë se ndonjë kasap virtual do ti versulet me sepatën e sajesave.

Gazetarët me një fije profesionalizmi, mos ti shndërrojnë mediat e tyre në gijotina virtuale për të rinjtë por të ndaloni publikimin e të pavërtetave.

Shoqeria jonë nuk fiton asgjë nga urrejtja, dhuna, shpifja apo gënjeshtra.

Ne kemi nevojë që zjarrin e shpresës që sollën studentet ta mbajmë ndezur bashkë për të ndricuar e ngrohur të tashmen e të ardhmen tonë e jo për ti vënë flakën njëri tjetrit vetëm se disa kanë ëndrra rotacioni të pushtetit e aspak të revolucionit në arsim.

Ne mund të shkojmë përpara vetëm nëpërmjet dialogut, besimit e duke i dhënë një dorë njëri tjetrit. Jam i bindur se STUDENTËT MUNDEN, RINIA MUNDET!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Paemer16/12/2018 11:56

Per ty o hysko do dali xhaxhi lenin te dyartrokase. Ska gje keshtu eshte kur jeni mesuar te rriteni krah haduteve. Llogjika ju shkon deri ne nje pik pastaj beni log out nga bota. Vazhdo me ben bibilushin, lali uravajgurore dhe kryenaltsine. Yeah presh and fool

Shto koment

Denonco