Lexohet qartë/ Revanshi i Edi Ramës me ‘lapsa’ e ‘fletore’ kundër protestave!

Lexohet qartë/ Revanshi i Edi Ramës me ‘lapsa’ e ‘fletore’ kundër protestave!

08:55, 16/12/2018
A+ Aa A-

Edi Rama është në ditët e tij të fundit, vetëm ndonjë mrekulli natyrore mund ta shpëtojë për të vazhduar gjëmën e tij ndaj ekonomisë, lirisë dhe të ardhmes së këtij vendi.

Protesta e papritur e studenteve i zuri të gjithë në befasi, organizimi ishte një art me vete.

Më shumë se për pjesëmarrjen, ideatorët ishin kujdesur për pamundësinë që këtë protestë të mos e shuaj duke blerë organizatorët Edi Rama.

Dhe prandaj kjo nisi e po vazhdon si një proteste pa koke. Edhe ‘kokat’ që u vetëofruan për ta kapur protestën u ‘asgjësuan’ që në fillim nga mediat online dhe rrjeti, duke bërë që Edi Rama të përjetojë atë që as Ramiz Alia nuk e përjetoi në vitin 1990.

Bojkotin total dhe refuzimin për të biseduar me të, pasi tashmë është i provuar si një zyrtar që nuk mban asnjë premtim dhe vetëm mashtron e demagon duke përfituar nga takimet. Askush nuk e beson më, thjesht i kanë lënë një liste me kërkesa në tryezë për të cilat ai thotë që është dakord për ti firmosur, por që nuk po i firmos.

Duke qenë të sigurte se ai, Edi Rama pra nuk është i interesuar për zgjidhje, por për kohë, kohë që të zhbëjë protestën duke fituar ditë me takime, kontakte që më pas ti jepet mundësia për blerje.

Pikërisht këtë po vuan. Mungesën e kontakteve.

Po refuzohet si një njeri që askush nuk e beson më. Rama që në fillim e dinte që ishte mat. Në të dy rastet, edhe me plotësimin e kushteve edhe me refuzimin e tyre.

Me plotësimin, do të kishim shtresa të tjera që janë në pikë të hallit të cilat do kuptonin se ky njeri vetëm këtë gjuhë njeh, protestën.

Me refuzimin, pasi ishte i bindur se herët a vonë protesta do të përfundonte poshtë zyrës së tij. Në pamundësi për tu fshehur pas zysh Nikollës, në pamundësi për ta drejtuar protestën deri në shuarje me neomarksistet e tij, Edi Rama është hedhur në sulm për të sulmuar opozitën dhe me saktë kreun e saj Lulzim Basha.

Media që deri dje akuzonin opozitën se pse nuk përkrah dhe nxit revolta, sot e akuzojnë se pse është pro protestës së studenteve, pse është pro protestës së banoreve të Astirit, dhe shumë pse te tjera.

‘Lapsat’ që deri dje shkruanin kundër Ramës dhe në mbështetjeve të studentëve, sot në javën e fundit të nipit te Spiro Kolekës, djalit të Kristaq Rames, shokut të Vis Roshit, Milit, Avdylit, etj., po sulmojnë opozitën dhe Lulzim Bashën se pse nuk i la studentët vetëm dje në dorë të disa meomarksisteve që betohen mbi varret e ish-bllokmenëve që masakruan këtë komb për gati pese dekada.

Të njëjtën gjë po bën edhe një ish-politikan që nisi të ndërtojë një parti me emrin ‘Libra’ e përfundoi me një fletore në dore ku vetëm vendos gjoba duke përdorur valët e Vjollces, duke përdorur ‘Top Channel’.

Kjo javë që fillon, është ndoshta java me deçizive e 28 viteve politike. Zëra nga vende perëndimore po paralajmërojnë se protesta e studentëve do të shndërrohet në një protestë të dhunshme dhe se Edi Rama është nën hetim nga të gjitha kontinentet.

Ka edhe hipoteza qe ai ka firmosur kapitullimin, por me kusht që të mos ik si shkak i skandaleve familjare ku më të ‘ndjeshmet’ janë llogaritë në off shorë të bashkëshortes së tij, banka që ajo drejton ku prape ka zëra që i janë zeruar llogarite, dhe përfshirja e të vëllait në ‘Xibrakë’, prandaj po ndihmon me refuzimin e kërkesave të studenteve një revolte që të ikë për shkaqe jo të korrupsionit familjar.

Është javë vendimtare për Shqiptarët dhe sigurisht që do të jetë një javë e vështirë. ‘Lapsat’ dhe ‘Fletoret’ ca nga ideologjia e gjyshërve e ca nga pagesat e majme po i japin zë idesë së shuarjes së protestës, kur në fakt ata janë të shqetësuar për rrjedhën e pandalashmërisë së protestave.

As ‘ZP’ dhe ‘Bashkimi’ nuk e shpëtuan Ramiz Alinë, e sigurisht që ‘Lapsat’ dhe ‘fletoret’ nuk do ta shpëtojnë Edi Ramën.

Është në fund!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco