Kryemadhi: Hapja e negociatave objektivi kryesor! Pa BE, Rama bën si të dojë në Shqipëri

Kryemadhi: Hapja e negociatave objektivi kryesor! Pa BE, Rama bën si të dojë në Shqipëri

20:18, 15/12/2018
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u kërkoi anëtarëve të LSI-së në takimin e zhvilluar me LSI Lushnje që të lënë kartat e anëtarësisë, të lënë flamujt e partive, të marrin flamurin kombëtar dhe t’i bashkohen ditën e hënë protestës së studentëve.

Kryemadhi foli dhe për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, për të cilat tha se ky është dhe objektivi kryesor, pasi sipas kryetares së LSI-së hapja e negociatave do tu garantonte Shqipërisë dhe shqiptarëve një Shqipëri evropiane.

“Objektivi kryesor i Shqipërisë sot janë hapja e negociatave për Bashkimin Europian. Sepse vetëm hapja e negociatave do t’iu garantonte Shqipërisë dhe shqiptarëve një Shqipëri evropiane, një Reformë në Drejtësi të barabartë, një sistem ekonomik të barabartë,  një fuqi të barabartë për të gjithë, një arsim të barabartë për të gjithë, një shëndetësi të barabartë për të gjithë. Hapja e negociatave është objektivi kryesor, sepse pa negociata Edi Rama mund të bëjë si të dojë me shqiptarët dhe me Shqipërinë, ashtu siç ka bërë në këto vite”, tha Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco