Studentët për Syri.net: Nuk ka dialog do të përshkallëzojmë protestën

Studentët për Syri.net: Nuk ka dialog do të përshkallëzojmë protestën

18:15, 15/12/2018
A+ Aa A-

Studentët pavarësisht motit të keq vijojnë të qëndrojnë para kryeministrisë, ku kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Ata u shprehën për gazetarin e Syri.net, Ermal Rizaj, s nuk do të heqin dorë nga kauza e tyre, dhe se në ditët në vijim do të përshkallëzojnë protestën.

‘Ne nuk lëvizim nga sheshi, pa u plotësuar kërkesat. Ne do të përshkallëzojmë protestën, nuk ka dialog. Dialogu duhet të ishte bërë para se ne të ngriheshim në protestë’, tha një studente.

Ndërkohë që një tjetër studente theksoi se fjala dialog duhet të mospërdoret më nga kryeministri Rama.

‘Fjala dialog nuk duhet përmendur më. Nëse kryeministri nuk plotëson këto 8 kërkesa minimale, çfarë do të premtojë në zgjedhje. Ai do ta blejë dialogun, por studentët do të jenë sërish të zhgënjyer. Ne nuk jemi si prindërit tanë që nuk e tradhtojnë idealin, neve nëse na zhgënjen nuk harrojmë’, u shpreh studentja tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco