Kryetari i opozitës: Shqipëria nuk ka nevojë të ndërrojë Edi Ramën me Lulzim Bashën, por ...

Kryetari i opozitës: Shqipëria nuk ka nevojë të ndërrojë Edi Ramën me Lulzim Bashën, por ...

12:47, 15/12/2018
A+ Aa A-

"Vetëm largimi i Edi Ramës nuk mjafton që të garantojë mirëqeverisjen e vendit, nuk garanton mospërsëritjen e gabimeve dhe keqqeverisjes të së shkuarës. Që të ndodhë kjo gjë duhet të ndryshojë struktura politike dhe ekonomike e vendit," - deklaroi sot Kryetari i opozitës Lulzim Basha në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

"Shqipëria nuk ka nevojë të ndërrojë Edi Ramën me Lulzim Bashën. Shqipëria ka nevojë në rradhë të parë të ndryshojë mentalitetin e qeverisjes: shërbim ndaj interesit publik ne vend te grabitjes për pasurim vetjak 

Sot beteja jonë duhet jo thjesht për të larguar Edi Ramën dhe regjimin e tij shkatërrues nga pushteti, por për të zhdukur bashkë me të edhe këtë sistem të ndryshkur në qeverisje, në politikë dhe në ekonomi. Kjo gjë nuk arrihet me dhunë, por me mjete demokratike. Kjo gjë nuk arrihet me forcë, por me votë. Detyra kryesore e opozitës mbetet hartimi i një alternative të besueshme qeverisëse. 

Programi ynë qeverisës do të synojë në rradhë të parë ndryshimin e kursit të vendit dhe reformat e mëdha institucionale dhe strukturore. Ai do të synojë ndaljen e thellimit të krizës së vendit dhe zhdukjen e kushteve që kanë çuar në kriminalizimin e vendit, korrupsionin epidemik, autokracinë e vazhdueshme dhe ekonominë e mjeruar. 

Programi ynë do të synojë 1. Politikë të lirë, të hapur dhe konkurente permes: · Dekriminalizimit të politikës. · Dekriminalizimit të zgjedhjeve · Kufizimit të pushtetit · Transparencës totale të qeverisë · Shtetit të së drejtës 

2. Ekonomi të lirë të hapur dhe konkurente përmes · Dekriminalizimit të ekonomisë dhe aktiviteteve sipërmarrëse · Deoligarkizimit të vendimmmarjes përmes çmontimit të sistemit të favoreve dhe rentave ekonomike, mundësuar nga politikat korruptive e klienteliste të koncesioneve dhe PPP-ve, të sistemit tërësisht klientelist të prokurimeve publike, të rregullimit të çdo gjëje nga shteti, të vendm-marrjes pa transparencë dhe të mbyllur · Uljes së taksave, tarifave dhe çmimit të energjisë dhe naftës, dhe mirëadministrimit fiskal 2. Shoqëri të lirë, të hapur dhe konkurente dhe krijimit të mundësive për të gjithë, pa lënë asnjë prapa. 

Tre prioritetet kryesore: · Arsim masiv perëndimor, si fuqizues i burimeve njerëzore dhe çlirues i njerëzve! · Teknologji e informacionit si fuqizues, mundësues dhe çlirues i potencialeve të njerëzve · Kujdes social, që asnje shqiptar te mos mbetet pa buke uje dhe drita dhe ku kosto e jetes te jete e perballueshme. 

Ndaj le te nisim sot nga ky Kuvend për cdo shqiptar, lajmin që orët e errësires po numërohen mbrapsht, sepse drita e shpresës që rinia ka ndezur, drita e shpreses për një ndryshim të vërtetë për çdo shqiptar nuk do të fiket, por do të shndrisë çdo ditë e më fort derisa ta mposhtë errësirën! Shikojini dhe dëgjojini mirë bijtë dhe bijat tuaja. Ata na thërrasin në këtë betejë Dhe ne nuk mund t’i braktisim. Ne nuk do t’i braktisim! Le të luftojmë me ta e për ta. Le të shtrojmë me sakrificën tonë rrugën, që rinia të jetë e sotmja e Shqipërisë. Një orë e më parë! Ajo do të jetë Ora e Shqipërisë si gjithë Europa!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku15/12/2018 15:40

Të gjithë në burg, duke filluar nga enveri me shokë, ata që kanë mbet gjallë, Gremis Ruçi, Fatzi Xhafa, bijtë e komunistëve që rrëmbyen pushtetin dhe shtetin, sekuestrim i plotë i pasurive të vëna me vjedhje e konçesione, gogo nushave me gjithë familje, të githë në burg ata që i ringritën në pushtet e i lejuan të vjedhin çdo lloj vlere te këtij populli. Këto 28 vjet janë për tu fshirë me bojë të zezë nga historia. A je gati o Lul ti nënshtrohesh këtij gjykimi, apo do ja hudhësh si përherë me ato mashtrimet e afateve të parashkrimit?

Ai15/12/2018 13:14

Shqiperia ka nevoje te nderroje edhe Ramen edhe Bashen edhe te gjithe politkanet e tjere duke cuar ne burg ata qe e shkaterruan kete vend l...

Shto koment

Denonco