Premtimi i fortë i Bashës: PD-ja nuk do të vijë kurrë në pushtet me kufoma!

Premtimi i fortë i Bashës: PD-ja nuk do të vijë kurrë në pushtet me kufoma!

12:02, 15/12/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë një deklaratë të fuqishme dhe të qartë nga Kuvendi Kombëtar i PD-së në këto momente:

“Unë e di që ka prej jush nga ata që mendojnë se PD duhet të orgazojnë protestat për rrëzimin e qeverisë qoftë edhe me dhunë, - tha Basha. -  Është absolutisht detyrimi ynë që t’i prijmë këto protesta atëhërë kur është e mundur, por PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me kufoma përveç zgjedhjeve dhe votës së lirë!

 Demokratët nuke duan kurrë pushtetin duke ngjallur drama shqiptarët.

Ne nuk jemi burravecë që ti përdorim shqiptarët e pafajshëm si mish për top!’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

e vrteta15/12/2018 14:34

Sapo lexova në Ora News një shkrim të gazetarit Artur Zheji që në ditën e Kuvendit të PD, kërkonte të bënte diversion për përçarjen e opozitës, duke kritikuar PD e duke i dalë në mbështetje vetëm LSI. Ju bëj thirrje të gjithë gazetarëve e mediave që të mos përçajnë opozitën institucionale siç kanë përçarë studentët. Protesta ndaj kësaj qeverisje me një kryeministër të pa përgjegjshëm e karagjoz, po bëjnë gjithë shtresat e shoqërisë shqiptare, pamvarësisht nga bindje e ndasi partiake. Nuk është koha për propoganda elektorale për përkatësi partiake. Koha është që të gjithë të bashkuar të luftojnë për rrëzimin nga pushteti të Edi Ramës, jo për mllefe personale, por për hir të problemeve të shumta që i solli ky politikan gjithë Shqipërisë, të majtë apo të djathtë qofshin. Kur të vijnë zgjedhjet, mandej sejcili mund të bëjë propoganda partiake për kauza qytetare apo interesa të ngushta personale. Nuk ka edhe p[rse të trajtohet deklarata e Bashës si një gjë e re apo premtim i ri. Askush nuk dëshiron që për hir të pushtetit të një partie të shpjerë Shqipërinë në luftë civile e të rikthejë vitin e mbrapshtë 1997. Përmbysja e sistemit diktatorial enverist lavdi Zotit erdhi me demostrata të fuqishme e paqësore e kështu duhet të jetë edhe lëvizja protestuese për të përmbysur qeverinë e korruptuar të Edi Ramës. Ka edhe njëfare hipokrizie e shtrembërimi të së vërtetës se protesta paqësore është kjo e studentëve. Fakt është se demostrata edhe më masive e tërësisht paqësore ka organizuar këto vitet e fundit opozita institucionale e udhëhequr nga lideri i saj Basha. Sot janë krijuar kushtet që me arrogancën e kryeministrit, protestat kundër tij mund të marin përpjestime shumë më të mëdha pot duhet pasur kujdes që të ato të mos degjenerojnë në dhunë me viktima. Boll viktima ka pasur Shqipëria në këto vite nga bandat kriminale të mbështetur nga qeveria Rama, apo boll është zvogëluar popullsia e Shqipërisë me qindra mijra emigrantë të rij.. Një demostratë e dhunëshme që mund të përhapet në gjithë popullin e frustuar nga keqqeverisja por edhe nga provolimet prej karagjozi të Ramës, mund të përgjysmojë me emigracion edhe ato dy milionë banorë që i kanë ngelur Shqipërisë. Kjo mund ti interesojë ndonjë politike mafioze që lufton vetëm për pushtet paraje, por jo qytetarëve të thjeshtë shqiptarë . Mos të harojmë se ndonëse edramistët akuzojnë Bashën si ish ministër i mbrendshëm për katër viktimat e 21 janarit, për mendimin tim ai duhet përgëzuar se arriti të shmangë kasapanën që kishin planifikuar socialistët që të shkelnin mbi kufomat e mijra shqiptarëve për të ardhur Rama në pushtet.

Shto koment

Denonco