Lulzim Basha: Duhet të ndryshojmë sistemin, Shqipëria ka nevojë për një elitë të re politike

Lulzim Basha: Duhet të ndryshojmë sistemin, Shqipëria ka nevojë për një elitë të re politike

11:47, 15/12/2018
A+ Aa A-

Nga fjala e Kryetarit të PD, Lulzim Basha, në Kuvendin Kombëtar të PD:

Prej të paktën një shekulli, politika ka qenë e keqja mes shqiptarëve, politika ka qenë më shpesh pengesë se shtytje për përparim ka qenë më shpesh ndarje se sa bashkim, ka qenë një mjet në duart e disave për të grabitur dhe sunduar gjithë shqiptarët tjerë. Sot, ne kemi nevojë për një politikë perendimore, një politikë në shërbim të njerëzve dhe të kombit, për veprime të vërteta jo për parrulla dhe predikime sipërfaqësore dhe për fjalë në erë. Kjo nuk eshte e lehte por as e pamundur.

Duhet një brez i ri politik. Duhet një elitë e re e vendit, e aftë për këtë aspiratë ndryshimi të shqiptarëve. Ndaj detyra morale dhe fitorja më e madhe për brezin e sotëm politik, wshtë ndalja e së keqes që ka pllakosur vendin dhe përgatitja e kalimit të politikës në duart e një elite të re. Ne duhet të krijojmë kushtet Duhet të ndërtojmë rrugën për këtë kalim të madh të përgjegjësisë së drejtimit të vendit tek një brez i ri në politikë, ekonomi dhe shoqëri.

Hapja e rrugës për këtë kalim të madh, për këtë ndryshim të madh mund të arrihet vetëm përmes ndërtimit të një sistemi politik, ekonomik dhe shoqëror, të lirë, të hapur dhe meritokratik. Ky është dhe do të jetë deri në fund qëllimi im kryesor dhe mbi të gjitha si drejtues i Partisë Demokratike.

Sot nga kjo tribunë, nga ky takim demokratësh, në këtë përvjetor të atij dhjetori magjik dhe triumfues të historisë sonë, ju ftoj në këtë mision të madh kombëtar, në këtë mision për të shpëtuar Shqipërinë me të vetmen kurë që ka shpëtuar dhe çuar përpara kombet e përparuara mbi dhé: liri, demokraci dhe europianizëm.

Shqipëria e sotme, ashtu si Shqipëria e para 30 viteve, është ende prapa botës së zhvilluar, është ende larg potencialit tonë kombëtar, është ende një vend i prapambetur ekonomikisht, politikisht dhe nga pikëpamja shoqërore.

Vitet e fundit, vendi është zhytur në autokraci, po vuan nën sundimin e krimit dhe të korrupsionit, po lëngon në mjerim ekonomik dhe është e izoluar nga bota e politikës, ekonomisë, kulturës, dijes, shkencës dhe vlerave perendimore.

Është e vërtetë se korrupsioni nuk lindi këto pesë vitet e fundit. Është e vërtetë se krimi ka tentuar dhe ka mundur edhe më parë të ndikojë apo të ketë lidhje me qeverinë. Është e vërtetë se biznesmenët kanë synuar edhe më pare, jo pa sukses, të ndikojnë vendim-marrjen e qeverisë në favor të tyre. Por me qeverisjen e fundit socialiste të gjitha këto dukuri shkatërruese për demokacinë dhe zhvillimin, u ngritën në sistem. Projekti i ashtuquajtur i rilindjes në fakt ishte një projekt për institucionalizimin e krimit, të korrupsionit dhe kapjen e shtetit nga interesat private dhe kriminale. Sot politika, biznesi dhe media janë shkrirë në një.

Një grusht njerëzish të politikës, të biznesit të medias dhe të krimit kontrollojnë krejtësisht pushtetin politik, pushtetin ekonomik, pushtetin mediatik të vendit. Ajo që synon tani ky grup i kriminalizuar është të çimentojë kontrollin e vet mbi këto pushtete për dekadat e ardhshme duke duke futur në dorë dhe kontrolluar të gjitha burimeve ekonomike dhe natyrore të vendit.

Mineralet, pyjet, bregdeti, ujërat, parqet, trojet dhe pasuritë e tjera natyrore po privatizohen apo i jepen me koncesion këtij grupi për dekadat të tëra. E gjithë infrastruktura e vendit, shëndetësia, arsimi po i jepen këtij grupi njerëzish. Të gjitha këto operacione po financohen duke e zhytur Shqipërinë në borxh.

Miliarda euro borxh ka marrë qeveria socialiste që kur ka ardhur në pushtet, të cilët kanë përfunduar të gjitha në duart e këtij grushti të vogël njerëzish. Breza të tërë shqiptarësh do të paguajnë në të ardhme këto borxhe që kanë përfunduar në xhepat politikanëve dhe klientëve të tyre, nëse nuk e ndalim këtë projekt. Përmes pushtetit ekonomik dhe kontrollit të burimeve të vendit, Ky grup kriminal politik ekonomik dhe mediate, kërkon të kontrollojnë procesin politik për sot dhe për nesër ose me mirë të asgjesojë atë: · vullneti i shqiptarëve nuk do të ketë asnjë rëndësi dhe asnjë ndikim në punët e vendit · vota e tyre nuk do të vlejë veçse për t’u blerë pasi ky grup kriminal do ta mbajë pushtetin përmes parasë dhe dhunës.

Brenda 5 vitesh, përmes bashkëpunimit me krimin dhe grabitjes së pasurive të vendit, Edi Rama: · Shkatërroi procesin zgjedhor, · Shkatërroi procesin politik · Vuri nën kontroll ekonominë, median e pavarur · Vuri në gjumë shoqërinë civile Tani, ai po kërkon që këto “arritje” kriminale t’i përjetësojë.

Po kërkon që kjo të jetë gjendja e përhershme të Shqipërisë: · Pa demokraci · Pa ekonomi tregu · Pa media · Pa shoqëri civile · Pa drejtësi

PD-ja duhet të ringjallë besimin e venitur se Shqipëria do të bëhet si e gjithë Europa. Por do të bëhet kur ne të fillojmë të mendojmë se si të qeverisemi si e gjithë Europa. Detyra e parë për ne demokrattë, hapi i parë është që partia jonë të jetë një parti e vërtetë europiane.

Demokratizimi dhe modernizimi i partisë sonë është detyrë e rëndësishme. Që të kemi një qeverisje demokratike, partitë duhet të jenë demokratike.

Partitët autokratike sjellin qeverisje autokratike. Ndaj e vetmja garanci që PD nesër në qeverisje të demokratike, duhet të fillojmë sot.  E rëndësishme është që hapat tonë të ndryshimit të jenë të matur dhe të qëndrueshëm.

Partia jonë është e vetmja në Shqipëri që kryetarët janë zgjedhur me votat e anëtarëve.

Nga rezultatet e zgjedhjeve që sapo mbyllëm kanë mbetur natyrshëm demokratë të pakënaqur, sepse dikush humb e dikush fiton. Dhe në zgjedhjet që fituam ka patur probleme dhe kritike, që ne do t’i korrigjojmë, por një gjë është e sigurtë: në PD bëhen zgjedhje të vërteta.

Në muajt  e ardshëm PD do të sjellë një risi perëndimore: Ne do të propozojmë zgjedhjet primare.

Çdokush do ta ketë rrugën e hapur drejt majave të politikave në konkurencë të ndershme.

Dua t’u bëj thirrje shqiptarëve që besojnë tek liria dhe konkurenca t’i bëj thirrje rinisë, të bëhet pjesë e Partisë Demokratike. Në të do të keni rrugën e hapur jo vetëm për një karrierë të hapur, por edhe për një karrierë europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t15/12/2018 12:06

ketu ke plotesisht te drejte per eliten e re politike,por ti perfundimisht nuk je elite e re,ti je pjese e eites se vjeter,je i konsumuar,prandaj edhe nuk te afrojn studentet e protestes,prandaj edhe kur ben thirrje per proteste ,protestuesit nuk vineme deshire te zjarrte,, por thjesht se nuk po durojne kete gjendje ne te cilen e ka futur vendin ky km supermashtrus e karagjoz

Haxhiu15/12/2018 11:54

Ke te drejte kur thua qe vendi ka nevoje per nje klase te re politike. Fillo nga vetja. IK TI.

Shto koment

Denonco