Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

‘Le të qëndrojnë 10 vite aty’, studentët - Ramës: Nuk do na duhet shumë kohë

‘Le të qëndrojnë 10 vite aty’, studentët - Ramës: Nuk do na duhet shumë kohë

11:48, 15/12/2018
A+ Aa A-

 Studentët vazhdojnë sot sërish protestën e tyre për të 11-tën ditë me radhë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre . Ata kanë refuzuar sërish thirrjet për dialog dhe kanë paralajmëruar sërish se nuk do të heqin dorë pa ia arritur qëllimit të tyre.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Rama se ata mund të qëndrojnë edhe 10 vitë para kryeministrisë, studentët i kthyen përgjigje se për të arritur plotësimin e kërkesave të tyre nuk do u duhet të qëndrojnë shumë gjatë.

“Zoti kryeministër ti na ke thënë se qëndroni edhe 10 vite po deshët, por jam i sigurtë se nuk do na duhet shumë dhe ti do t’i plotësosh kërkesat tona”, u shpreh njëri nga studentët, ndërsa të tjerët shpërthyen në ovacione.

Studentëve u janë bashkuar sot edhe banorët e Unazës së Re. “Kauzat janë të ndryshme, por padrejtësia është e njëjtë”, u shpreh njëri nga studentët, pasi banorët e Astirit iu bashkuan protestës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Samir Tahipi15/12/2018 12:35

    RRINI LARG “DIALOGUT”! Njehere Luani vendosi te shtroje nje gosti per kafshet e pyllit ne strofken e vet. Kafshet u nisen nje e nga nje. Lepuri, i nisur per atje, pa se Dhelpra po hezitonte dhe, kur e pyeti pse s’po vinte dhe ajo, Dhelpra ia ktheu: – Shoh shume.kafshe te hyjne por asnje te dale……

    t15/12/2018 12:11

    studentet duhet ta kene te qarte tashme se rame rilindasi nuk ka per tja plotesuar kerkesat,tani ata duhet ti bejne thirrje popullit,jo partive,qe ti bashkohen dhe te rrezojne ramen.qeveria qe do formohet jam i bindur qe gjeja e pare qe do beje do jete plotesimi i kerkesave te studentave.

    Shto koment

    Denonco