VIDEO/ Basha: Koha po thërret në krye të vendit rininë, detyra jonë t'i ndërtojmë rrugën

VIDEO/ Basha: Koha po thërret në krye të vendit rininë, detyra jonë t'i ndërtojmë rrugën

11:24, 15/12/2018
A+ Aa A-

Kryetari i PD Lulzim Basha ka shpalosur qëlllimin e tij si kryetar i opozitës në Kuvendin Kombëtar të PD që ka nisur sot në Tiranë. “ Ne duhet të ndërtojmë rrugën për kalimin e përgjegjësisë së vendit në duart e një brezi të ri. Hapja e rrugës mund të arrihet përmes ndërtimit të një sistemi të ri politik dhe meritokratik. Ky do të jetë qëllimi im kryesor.”

NGA FJALA E Z.BASHA:

Ju, që na jeni bashkuar në këto ditë kur vendi qeveriset nga arroganca, dua të ndaj me ju respektin dhe vlerësimin tim si demokrat për të gjitha përpjekjet e muajve të fundit në mbrojtje të pronës dhe vlerave perëndimore.

Dua të ndaj mirënjohejn e thellë për të gjithë qytetarët që protetsojnë prej 10 muajsh për Teatrin Kombëtar, për pronën e tyre, studentët  që protetsojnë kundër rrënimit të arsimit, respekt për ata që i japin zë këtyre përpjekjeve.

Në krye të vendit ka dalë rinia që ka flakur plogështinë dhe kërkon që gjërat të ndryshojnë. Me kryengritjen e saj, rinia na ndërgjegjësoi.

Koha ka filluar të thërrasë në krye të vendit, rininë.

Koha kërkon një politikë ndryshe.

Shqipëria ka nevojë jo vetëm për energjinë dhe ndershmërinë e rinisë, por mbi të gjitha për një mentalitet të ri politik, për një qasje të re ndaj politikës dhe për një politikë ndryshe.

Për mëse një shekulli, politika qënë më shpesh pengesë se shtyrje për përparim, më shpesh për ndarje se bashkim. Sot ne kemi nevojë për një politikë perëndimore, jo për parulla dhe predikime sipërfaqësore.

    Kjo nuk ështe lehtë, por  as e pamundur. Duhet një brez i ri politik, nje elitë e re e aftë për këtë aspiratë ndryshimi të shqiptarëve. Ndaj detyra morale dhe fitorja më e madhe është përgatitja e politikës në duart e një elite të re.

    Ne duhet të ndërtojmë rrugën për kalimin e përgjegjësisë së vendit në duart e një brezi të ri. Hapja e rrugës mund të arrihet përmes ndërtimit të një sistemi të ri politik dhe meritokratik. Ky do të jetë qëllimi im kryesor.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shqiptari15/12/2018 16:17

    Po more bukurosh, ngri perseri cadren perpara kryeministrise, thirri demokratet e verber ku jane e ku s'jane, dhe pastaj bej perseri ndonje marreveshje 14 milion euroshe me Ramen dhe zeri demokratet me cader brenda si minjte dhe puthu me Ramen.

    Shto koment

    Denonco