Protestuesit e Unazës përpara Kryeministrisë: Këtu jemi për kauzën e studentëve

Protestuesit e Unazës përpara Kryeministrisë: Këtu jemi për kauzën e studentëve

11:04, 15/12/2018
A+ Aa A-

Protestuesit e Unazës së Re, banorët që u shemben shtëpitë dhe bizneset nga projekti që do të zbatohet kanë bërë të qartë sot se po i bashkohen protestës studentore për kauzën e të rinjve.

Njeri nga protestuesit deklaroi se sheshi i tyre i protestës për pronat ishte tek dhe mbetej tek Unaza e Re.

““Kjo është ajo që bën kjo qeveri, me studentët që janë pjesa më delikate e shoqërisë. Ne që të fillim pamë se lekët nuk shkuan për spitale dhe shkolla, por për xhepat e tyre.

Ne këtu protestojmë për kauzën e studentëve, kurse për kauzën tonë mblidhemi tek Unaza. Atje do të protestojmë.

 Nuk është e vërtetë se nuk jemi pranuar nga studentët, por ishte Arlind Qorri që ishte i paguar nga këta qeveritarë,  që nuk na pranuar. Studentët atë ditë u përplasën dhe ndaj ne u larguam, që të mos i përçanim”, tha banori i Unazës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco