Revolta e rinisë/ Banorët e Unazës nisen për tek Kryeministria

Revolta e rinisë/ Banorët e Unazës nisen për tek Kryeministria

10:45, 15/12/2018
A+ Aa A-

Banorët e “Unazës së Re” janë nisur drejt kryeministrisë për t’iu bashkuar protestës së studentëve pas thirrjes së këtyre të fundit ndaj të gjithë qytetarëve shqiptar për një protestë mbarkombëtare.

Thirrja e studentëve që t’i bashkohet protestës së tyre cdo shqiptar që i mbështet por edhe që mund të ketë një arsye personale apo komunitare për të protestuar, pa logo dhe simbole politike, vjen pas përfundimit të afatit të vendosur prej tyre ndaj qeverisë për të pranuar kërkesat që kanë parashtruar deri dje në orën 16-00.

Njëra prej studenteve protestuse e cila ka kaluar natën përpara kryeministrisë, u shpreh për Fax Neës se mbështetja që vjen nga banorët e “Unazës së Re’ është mbështetje dhe ne e respektojmë për aq kohë sa ajo është e pastër dhe që nuk shfaq bindje politike.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Goni15/12/2018 11:30

    Plot sheshi. Forca.

    Shto koment

    Denonco