Që nga koha e Gjergjit të Madh, nuk e kemi ngritur dot kokën askund

Që nga koha e Gjergjit të Madh, nuk e kemi ngritur dot kokën askund

07:43, 15/12/2018
A+ Aa A-

Që nga koha e Gjergjit të Madh ne nuk e kemi ngritur dot kokën as në arsim, as në hekurudha, as në peshkim, as në industri, as në miniera, as në urbanizim, askund!

Dialog me mikun tim të vyer Gjon Dedaj, pjesë e mendjes dhe e shpirtit të lartë të Mirditës.

Gjon Dedaj: Prof.im Artan Fuga ...!! ... lutje e shpresë duke falenderuar me shpirt për luftën Tuaj dinjitoze për të mos u shembur Kulla e Arsimit dhe Kështjella shqiptare e civilizimit ! Decentralizimi garanton Lirinë dhe postkriza mund të bëj çdo Qark/Rajon me Universitet si e drejtë komunitare e kusht zhvillimi për çka Mirdita ka nevojë të domozdoshme ...

Artan Fuga: I dashur miku im i vyer Gjon Dedaj, ti je vetë një universitet lëvizës në Mirëditë, si pishtar nga ata dhe ato që ajo trevë ka nxjerrë laikë e religjiozë.

Universitet për cdo rajon jo thjesht si vend-ndodhje, por si frymë, si integrim social, si specializim, etj. është një ide që e ndaj dhe e përqafoj me gjithë zemër. Patjetër edhe unë duhet ta ndërgjegjësoj këtë ide se më shkon për hatër, ndërkaq sikurse e di ti kulla e arsimit ka rënë në këtë vend dhe të gjithë bashkë, jo thjesht unë, ti, si ushtarë, apo Lindita Nikolla, apo Luciano Boçi, si "gjeneralë" vetëm, mund të ringrenë.

Sa për mua unë jam thjesht një ushtar pa vendimmarrje, por edhe aq duhet mbajtur fronti që kam marrë përsipër mes shrapneleve që korrin cdo gjë në emër të politikës elektorale. Unë flas për një konsensus kombëtar, larg dialogut dhe monologut,larg : unë flas ju dëgjoni, ose ne flasim ti nuk dëgjon, ose unë flas ti nuk dëgjon, ose ti flet ne bëjmë sikur dëgjojmë, ose ti dëgjon veten dhe bën sikur na dëgjon, ne flasim ne nuk dëgjojmë, etj., forma skizoide të përhapura aq shumë në civilizimin tonë në krizë traumatike kolektive.

Larg ndërtimit të një universiteti për cdo fshat, unë jam për decentralizimin gjeolokalizues të institucioneve kombëtare, ta zemë edhe Universiteti i Tiranës mund të ishte në kodrat e bukura të Mirditës që jo vetëm do ta shfrynte Tiranën, por edhe do ta bënte universitetin, apo ndonjë dikaster të gjeolokalizohej në një pejsazh të artë si ai rrotull Firences, Ligurias, a gjetiu.

Ministria e Kulturës mund të ishte fare mirë në Mirditë. Mirëpo Universiteti i Shkodrës duhet të ishte rajonal, ndërkohë në dështimin total universitar shqiptar, se mos është vetëm ai dështim, edhe treni dështim, edhe minierat dështim, edhe nafta dështim, edhe peshkimi dështim, edhe industria përpunues dështim, edhe ndërtimet dështim, tridhjet a treqindvjecar dështim, ndoshta që nga koha e Gjergjit të Madh nuk e kemi ngritur kokën, universiteti Shkodrës ka mbetur pa identitet dhe pa asnjë impakt intelektual mbi vendin.

Prandaj nga ai konsensus që duhet të prodhojë ai Kongres kombëtar, duhet menduar them unë edhe ideja jote e vyer! Qofsh i dritës sikurse të njoh,
Miku yt, ushtar, AF

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco