Senati i UPT mbështet protestën e studentëve, propozon dhe axhendën me 5 pika

Senati i UPT mbështet protestën e studentëve, propozon dhe axhendën me 5 pika

16:44, 14/12/2018
A+ Aa A-

Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, ka dalë në mbështetje të studentëve. Me anë të një deklarate për mediat Senati Akademik bën me dije se mbështet kërkesat e protestës së studentëve.

Gjithashtu Universiteti Politeknik i Tiranës propozon krijimin e një axhende politike dhe akademike për reformimin e sistemit të arsimit të lartë.

“Universiteti Politeknik i Tiranës propozon: 1. Krijimin e një axhende politike dhe akademike për reformimin e sistemit të arsimit të lartë, ku: – Parimet kryesore të jenë transparenca dhe gjithëpërfshirja; – Cilësia akademike të jetë kryefjala e reformës dhe finaliteti i kësaj axhende; – Arsimi i lartë të shpallet prioritet kombëtar me buxhet solid dhe një plan investimesh madhore në 5 vitet e ardhshme; – Studentët, pedagogët dhe politika të ngrenë një komitet shtetëror me status të veçantë deri në realizimin e plotë të axhendës; – Në qendër të axhendës të jetë studenti dhe pedagogu, hallkat më të rëndësishme të sistemit. Me besim tek e ardhmja dhe të vendosur për cilësinë e universiteteve.”- thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë e Senatit Akademik të UPT:

Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, i mbledhur sot në datë 14.12.2018, në mbështetje të studentëve dhe të protestës së tyre civile, krenarë për studentët tanë, për forcën dhe ndërgjegjen e tyre, mirënjohës për kontributin, vlerat dhe sakrificat e brezave të pedagogëve, të ndërgjegjshëm për vështirësitë që ka sistemi shoqëror, ai politik dhe vetë universiteti, larg politikës dhe qëndrimeve emocionale dhe individuale, me vullnetin e plotë për të nisur një ndryshim të madh që bazohet te cilësia e sistemit universitar, vendosi unanimisht të shprehet me këtë deklaratë:

1. Universiteti Politeknik i Tiranës mbështet kërkesat e protestës së studentëve që po zhvillohet në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

Universiteti Politeknik i Tiranës mbështet kërkesën për rritjen e financimit nga buxheti i shtetit me qëllim përmirësimin e mësimdhënies, infrastrukturës dhe mundësinë e rishikimit të tarifave të studimit.

3. Universiteti Politeknik i Tiranës merr përsipër përgjegjësitë e tij dhe shpreh angazhimin gjithëpërfshirës të stafit akademik dhe studentëve për evidentimin dhe zgjidhjen e të gjitha problematikave që i takojnë Universitetit Politeknik të Tiranës.

4. Universiteti Politeknik i Tiranës merr përsipër që nëpërmjet akteve të brendshme të mundësojë institucionalizimin e dialogut pedagogstudent si mekanizmin real dhe transparent për zgjidhjen e problemeve në Universitetin Politeknik të Tiranës.

5. Universiteti Politeknik i Tiranës distancohet nga të gjitha qëndrimet dhe aktet, të çfarëdolloj natyre, që cënojnë figurën e pedagogut, studentit apo Institucionit dhe shpreh vullnetin e plotë për të vënë në funksion të gjithë mekanizmat e vet për të nxjerrë jashtë mjediseve universitare pjesëtarët e stafit të vet që thyejnë etikën akademike.

6. Universiteti Politeknik i Tiranës angazhohet të vijojë të bëjë transparencën e buxhetit dhe shpenzimeve të kryera për çdo vit kalendarik.

Universiteti Politeknik i Tiranës propozon: 1. Krijimin e një axhende politike dhe akademike për reformimin e sistemit të arsimit të lartë, ku: – Parimet kryesore të jenë transparenca dhe gjithëpërfshirja; – Cilësia akademike të jetë kryefjala e reformës dhe finaliteti i kësaj axhende; – Arsimi i lartë të shpallet prioritet kombëtar me buxhet solid dhe një plan investimesh madhore në 5 vitet e ardhshme; – Studentët, pedagogët dhe politika të ngrenë një komitet shtetëror me status të veçantë deri në realizimin e plotë të axhendës; – Në qendër të axhendës të jetë studenti dhe pedagogu, hallkat më të rëndësishme të sistemit. Me besim tek e ardhmja dhe të vendosur për cilësinë e universiteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

student14/12/2018 19:30

http://www.unitir.edu.al/images/Deklarate_per_Shtyp_e_Rektorit_t%C3%AB_UT_Prof._Dr._Mynyr_Koni1.pdf

Pedagogu14/12/2018 18:53

http://www.unitir.edu.al/images/Deklarate_per_Shtyp_e_Rektorit_t%C3%AB_UT_Prof._Dr._Mynyr_Koni1.pdf

Pedagogu14/12/2018 17:21

Ju lutem botoheni per transparence dhe paanshmeri http://www.unitir.edu.al/images/Deklarate_per_Shtyp_e_Rektorit_t%C3%AB_UT_Prof._Dr._Mynyr_Koni1.pdf

Shto koment

Denonco