VIDEO - FOTO/ Ambasadori turk takohet me Voltana Ademin: Shkodra zë një vend të veçantë

VIDEO - FOTO/ Ambasadori turk takohet me Voltana Ademin: Shkodra zë një vend të veçantë

14:15, 14/12/2018
A+ Aa A-

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Murat Ahmet Yörük ka zhvilluar një vizitë në Bashkinë e Shkodrës ku është pritur nga kryebashkiakja z. Voltana Ademi.

Pas fjalëve të mirëseardhjes z. Ademi ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve me lidhje tradicionale, ndërsa ka sjellë në vëmendje edhe projektet që priten të vihen në zbatim në Bashkinë e Shkodrës.

Ngritja e një qendre komunitare si bashkëfinancim i Bashkisë së Shkodrës me TIKA- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, ndërhyrja restauruese në Xhaminë e Plumbit për ta kthyer jo vetëm një një objekt funksional kulti por edhe të vizitueshme për vlerat unikale që bart dhe projekti për përballimin e përmbytjeve kryesisht në zonat fushore të Bashkisë së Shkodrës janë disa nga projektet që u shpalosën në bashkëpunimin e shpejtë në mes Shqipërisë e Turqisë në Shkodër.

Nga ana e tij, ambasadori z. Murat Ahmet Yörük, ka shprehur kënaqësinë për vizitën e tij në Shkodër dhe është shprehur i gatshëm të japë kontributin e tij në përshpejtimin e realizimin e projekteve të mësipërme. “Gjatë një viti në Shqipëri, kam zgjedhur që bashkë me stafin tim, të bëj vizita në qytete të ndryshme të vendit, por Shkodra ka një vend të veçantë për shkak të lidhjeve të kahershme, tradicionale e historike”, ka thënë kryediplomati turk në vendin tonë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco