Studentët, ultimatum Ramës: Mblidh Kuvendin e plotëso kërkesat, ndryshe ...

Studentët, ultimatum Ramës: Mblidh Kuvendin e plotëso kërkesat, ndryshe ...

13:41, 14/12/2018
A+ Aa A-

Studentët protestues i kanë drejtuar një ultimatum, Kryeministrit Edi Rama, të mbledhë parlamentin të shtunën, në një seancë të jashtëzakonshme vetëm për kërkesat e tyre.

Thirrja ka ardhur sot nga radhët e protestuesve të mbledhur përpara selisë së Qeverisë në ditën e 11 të revoltës. Në të kundërt, u shprehën protestuesit, nëse Rama nuk e mbledh Kuvendin, atëherë protesta do të përshkallëzohet ditën e hënë në rang kombëtar dhe të thirrur në të do të jenë të gjithë  qytetarët pa dallim.  

Studentët janë shprehur se janë konsultuar në masë për këtë vendim.

Kërkesat e protestuesve, drejtuar qeverisë, janë:

1- Përgjysmim i tarifës së studimit

2- Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekrut dhe pritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

3- Mbështetur në nenin 99, mbi Këshillat Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë, pika 2 kërkon që bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-ve dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët

4- Mbështetje e studentëve për kërkim shkencor

5- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor

6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të universiteteve

7- Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë

8- Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-2020.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cuco 14/12/2018 15:11

DUHET TE BASHKOHEMI TE GJITHE ME FEMIJET TANE § TE MOS I LEMEE VETEM! TE GJITHE KEMI TYE NJETIN HALL- VARFERINE- NDRYSHE JEMI TE NGPORDHUR DHE MERITOJME MASHTERIMIN DHE VJEDHJE NGA NJE GRUP QENSH RRUGESH! MOS I BESONI OPOZITES QE BASHKE ME MUTQEVERINE PO VDESIN NJE POPULL! ME RREZIMIN E KRYHAJDUTIT NUK DUHET ME E LENE VENDIN NE DORE TE LLULLIT? EDHE AI NJESOJ MUT ESHTE SI KRYEHAJDUTI§ duhet çuar beteja deri ne fund! TE HIDHEN NE KAZAN E GJITHE KLASA POLITKE E VJETER, DUHET TE LINDE NJE KLASE E RE. PER NJE SHQIPERI TE RE§!!! POSHTE QEVERIA E QENVEP POSHTE LLULL BASHA E E kYEMADHI, QE NDAJN PARATE ME KRYEHAJDUTIN E BEJNE SIKUR JANE OPOZITE, E TE GJITHE ZAGARET, QE I BEJNE FRESK!

ervin14/12/2018 14:29

Nuk e kane kuptuar akoma se pa tallur bythen me ta nuk ua ploteson ato kerkesa sh. legjitime. Por as ai nuk e ka kuptuar se keshtu po sjell fundin e vet te pashmangshen sepse edhe durimi sos nje dite.

shoqatsi14/12/2018 14:13

E hena eshte fillimi i javes mbare

Sehiri14/12/2018 13:49

Bravo, Ju lumte ,kjo PO !!!

Shto koment

Denonco