Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Protesta studentore/ Pse nuk hapin studiot për Rektorët, por vetëm për Ramën?

Protesta studentore/ Pse nuk hapin studiot për Rektorët, por vetëm për Ramën?

12:53, 14/12/2018
A+ Aa A-

Prej 10 ditësh mijëra studentë vazhdojnë të protestojnë për të drejtat e tyre, ndërsa përballë është vënë Edi Rama.

Por kjo situatë ka edhe një anë tjetër. Atë mediatike.

Është i çuditshëm fakti se televizionet në të gjithë vendin i kanë hapur ekranet për Edi Ramën, i cili kërkon dialog me zor, me studentët.

Ekranet janë hapur për Freshistët e Ramës që shiten si studentë protestues, por më pas demaskohen në publik.

Hapen ekranet për analistët po ashtu të Ramës, të cilët vetëm bëjnë thirrje që studentët të bëjnë dialog me kryeministrin.

Por nuk hapen ekranet për rektorët, dekanët, të cilët janë edhe të zotët e kësaj pune.

Nuk hapen studiot për rektorët e dekanët, për të dëgjuar edhe variantin e tyre, për të parë nëse Rama ka të drejtë apo jo në pretendimet e tij.

Këtë gjë e vërtetoi sot me një deklaratë publike për mediat, Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, i cili shpjegoi situatën në të cilën ndodhen dhe tregoi se qëndrimet dhe deklaratat e Ramës nuk qëndrojnë.

Lexojeni KËTU

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco