Duka takon Socialdemokratin gjerman: Bisedë për Shqipërinë dhe mbështetjen për në BE

Duka takon Socialdemokratin gjerman: Bisedë për Shqipërinë dhe mbështetjen për në BE

12:30, 14/12/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka po zhvillon një vizitë në Gjermani ku ka patur edhe takime të shumta.

Në një postim në faqen e tij në facebook ai shkruan për një takim të redësishëm me “Josip Juratovic, deputeti i Partisë Socialdemokrate është një nga anëtarët më aktivë të parlamentit gjerman dhe një mik i mirë i shqiptarëve”. 
“Biseduam gjatë për Shqipërinë dhe BE-në, si dhe mbështetjen e Gjermanisë për ambiciet tona europiane” shkruan Duka

Ja postimi i tij i plotë në facebook:

Z. Josip Juratovic, deputeti i Partisë Socialdemokrate është një nga anëtarët më aktivë të parlamentit gjerman dhe një mik i mirë i shqiptarëve. 
Një burrë karizmatik me një rrugëtim politik shumë frymëzues, i cili flet me emocion të madh për punën e tij si përfaqësues i qytetarëve, për Parlamentin si një vend të shenjtë, në të cilin shkon me nder.

Vizioni i tij për demokracinë, ku kompromisi është i detyrueshëm për një dialektikë konstruktive dhe asnjëherë tradhti, ose humbje, kur kryhet në shërbim të interesave të vendit, mund të tingëllojë i thjeshtë, por, në fakt, është një e vërtetë e madhe, që shpesh herë e harrojmë.

Biseduam gjatë për Shqipërinë dhe BE-në, si dhe mbështetjen e Gjermanisë për ambiciet tona europiane. “Përqendrohuni tek alternativa”,- ishte mesazhi i tij i vyer, një mesazh që e mirëprita me kënaqësi, pasi përkon me vizionin që tashmë PAA kërkon të mishërojë në politikën shqiptare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco