Studentët apel qytetarëve: Na sillni çadra te kryeministria

Studentët apel qytetarëve: Na sillni çadra te kryeministria

16:40, 13/12/2018
A+ Aa A-

Studentët protestues janë të vendosur për të vijuar të qëndrojnë përpara Kryeministrisë edhe në orët e mbrëmjes. Për këtë, ata u bëjnë thirrje qytetarëve që t’u çojnë çadra, ndërsa një ditë më parë denoncojnë faktin se policia nuk i la të ndiznin zjarr në bulevard.

“Mbrëmë bëmë kërkesa për dru, sepse kishim ftohtë ndërsa një pjesë e qytetarëve u sensibilizuan për të na sjellë, por policia nuk ka lejuar për t’i ndezur. Çdo qeveri dhe çdo sistem ka barinjtë e tij, por nga ana e tjetër ka edhe kasapët e tij”, tha një studente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco