VIDEO/ U çon dru për tu ngrohur studentëve, policia nuk e lejon

VIDEO/ U çon dru për tu ngrohur studentëve, policia nuk e lejon

16:32, 13/12/2018
A+ Aa A-

Studentët janë ngritur në protestë prej 9 ditësh dhe kërkojnë nga qeveria që të miratojë 8 pikë jetësore për arsimin e lartë.

Prej dy ditësh ata e kanë përshkallëzuar protestës duke ndenjur edhe natën.

Protestuesit që kanë qëndruar mbrëmë tek ministria nuk kanë pasur me çfarë të ngroheshin pasi policia nuk ka lejuar qytetarët që të çoni dru.

“Mbrëmë bëmë kërkesë për dru, sepse kishim ftohtë ndërsa një pjesë e qytetarëve u sensibilizuan për të na sjellë, por policia nuk ka lejuar për t’i ndezur. Çdo qeveri dhe çdo sistem ka barinjtë e tij, por nga ana e tjetër ka edhe kasapët e tij”, tha një studente.

Në videon e mëposhtme është edhe momenti kur qytetarët ndalohen nga policia dhe nuk lejohet që të çojnë dru tek protesta.

Studentët do të kenë nevoj edhe sot për ngrohje pasi e kanë vendosur që protesta do të vazhdojë 24 orë pandërprerje.

/Ariglon Pali/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco