Gazetarja ironizon krijimin e KLP-KLGJ: Si u nis e si u bitis? Prisnim shtëpinë por ...

Gazetarja ironizon krijimin e KLP-KLGJ: Si u nis e si u bitis? Prisnim shtëpinë por ...

16:11, 13/12/2018
A+ Aa A-

Gazetarja Anila Hoxha ka zgjedhur të damkosë mes ironisë, zgjedhjen e anëtarëve të KLP dhe KLGJ. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo demaskon mungesën e një “shtëpie drejtësie” për anëtarët e dy organeve të reja.

'Prisnim shtëpinë e drejtësisë, po na dhanë shtëpinë e ushtrisë', shprehet ajo.

Sipas Hoxhës, e njëjtë është situata si ajo e krijuar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, që sipas saj, 'mbetën me çanta në krahë'.

Postimi i plotë i gazetares Anila Hoxha:

Si u nis e si u bitis? Prisnim shtepine e drejtesise , po na dhane shtepine e ushtrise…

Qeveria i eshte pergjigjur me 'entuziazem' dy qeverive te drejtesise, KLP dhe KLGj. Ju ka dhene zyrat ku ata do mblidhen.

Keto zyra do te jene ne nje zone ushtarake, tek Shkolla e Bashkuar.

Njesoj sic ndodhi me komisionin e pavarur te kualifikimit, qe mbeti me canta ne krah. I cuan njehere tek Pallati i Kongreseve ... pastaj i kthyen ne shtepine e Vettingut..., pastaj i rikthyen ne nje zgeqe me qera po tek Pallati i Kongreseve.

Se paku ende s’ka nis SPAK-u.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t13/12/2018 16:46

Gjithçka ka marr tatepjeten qeveria,ekonomia,drejtesia dhe te gjithe rrine te pergjumur,jane pajtuar me kete situate letargjie,prandaj dhe thone qe sbehet ky vend

Shto koment

Denonco