Ish-kryeministri: Rama nuk do dialog, kërkon ti përkulë studentët

Ish-kryeministri: Rama nuk do dialog, kërkon ti përkulë studentët

15:53, 13/12/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fjalën e Edi Ramës në parlament.

Sipas ish-kryeministrit ‘ai u kërkon pra me cinizëm studentëve të tërhiqin qëndrimin e tyre jo negociata, jo dialog pra te përkulen para tij’.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Te dashur miq, autori i krizes se thelle te universiteteve vazhdoi edhe sot ne diten e 9te te protestës studentore, me cinizmin ekstrem arrogancën e paskrupullt, mashtrimin e turpshëm ndaj tyre.

Përkundrejt qëndrimit te prere, te drejte dhe ultimativ te studenteve për plotësimin pa kushte te kërkesave te tyre, ai vazhdon t’ju thotë atyre se ato jane te drejta dhe se ai i zgjidh ato vetëm ne rast se studentet shkojnë ne takim me te.

Ai u kerkon pra me cinizem studenteve te terhiqin qendrimin e tyre jo negociata, jo dialog pra te perkulen para tij. Ai eshte arrogant i paskrupullt sepse paraqitet para studenteve si Zeus qe ka ne dore te gjithe fuqite per te shkelmuar te drejtat e tyre dhe per ti rivendosur ato vetem kur do dhe si do ai. Ai eshte mashtrues ordiner dhe dyfytyresh pasi çdo dite ka perdorur dhe do perdori te gjitha mjetet per ti perçare studentet.

Keshtu, ai perdori takimin me freshistet por deshtoi me turp ne perpjekjen e tij per ta shitur si takim me studente, tentoi perseri dje takim ne arte por salla mbeti bosh, po ben gjithçka me veglat e tij dhe freshistet per te perçare me studentet e mjeksise ne nje takim qe perpiqet te organizoje neser.

Krahas karrotes ai perdor shkopin, kercenimet, presionet, blerejet e individeve dhe grupeve te studenteve dhe pedagogeve, me qellimin e vetem qe te hape spiralin dhe labirintet e mashtrimeve siç ka mashtruar 6 vite me rradhe mbare shqiptaret.

Duke mbeshteteur fuqishem revolucionin demokratik te studenteve te Dhjetorit 2018 dhe denuar me ashpersine me te madhe qendrimim cinik, arrogant dhe hipokrit te Edvin Rames, ju bej thirrje qytetareve shqiptare te mbeshtesin me te gjitha mjetet dhe mundesite e tyre kauzen e drejte te studenteve te revoltuar, e cila ka nje rendesi jetike per te sotmen dhe te ardhmen e vendit tone!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco