Gazetari i ‘Top Channel’/ Beni publike bursat e korrupsionit

Gazetari i ‘Top Channel’/ Beni publike bursat e korrupsionit

15:31, 13/12/2018
A+ Aa A-

Nga Klodian Tomorri

Beni publike bursat e korrupsionit!

Lexova komentin e një qytetari tek një lajm i SYRI.net, i cili kishte publikuar me numër protokolli shumë bursa të dhëna nga qeveria për studime jashtë shtetit. 

Bëhej fjalë për shuma mbi 50 mijë dollarë dhe të gjithë përfituesit ishin fëmijë të njerëzve me pushtet ose njerëzve me ndikim publik, politikanë, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile.

Ky është një superskandal.

Me lekët e taksapaguesve të varfër këta kanë financuar shkollimin e fëmijëve të tyre dhe klientëve të tyre. Kjo është e neveritshme.

Është elita qe kërkon te mbyllë rrethin e lëvizshmerisë sociale dhe të çimentojë pushtetin e vet. Këta u financojnë shkolla të mira fëmijëve te tyre, me qëllim që edhe nesër elita të jenë fëmijët e tyre.

Ndërsa ai që ka lindur i varfër dhe pa pushtet, pavarësisht se mund të jetë talent do të vazhdoj të qëndrojë ashtu i varfër.

Pas këtyre informacioneve është e domosdoshme, që Ministria e Arsimit të detyrohet të publikojë të gjitha bursat që janë dhënë nga qeveria shqiptare për studime jashtë shtetit, përfituesit dhe shumat përkatëse.

Studentë kërkojeni. Shtojeni si pike të panegociueshme.

Paralelisht kërkoni ngritjen e një komisioni të pavarur nga qeveria, i cili të verifikoje një për një procedurat e të gjitha bursave të dhëna dhe rastet që konstatohen në shkelje me ligjin, përveç referimit në prokurori të kërkohet kthimi menjëherë i parave mbrapsht në buxhet.

Ky është populli më i varfër i Europës, nuk ka para të financojë shkollimin e atyre që nuk e meritojnë, pavarësisht emrit të babit apo mamit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz13/12/2018 15:51

Jane majmur me leket e vjedhura nga taksat tona, dhe prap se prap nuk i shkollojne femijet e tyre me keto lek te vjedhura, por fusin turinjte e tyre te shpifur edhe tek bursat, qe duhet ti shkojne femijeve qe vijne nga familje te pa mundura ekonomikisht. Hajde qelbesira te pa ngopura hajde! Kjo eshte rivdekja e edvin zorraxhiut dhe gjith zorraxhinjve qe ka rreth e rrotull.

Shto koment

Denonco