VIDEO/ Studentët nisin marshimin drejt Ramës, protesta zhvendoset te Kryeministria

VIDEO/ Studentët nisin marshimin drejt Ramës, protesta zhvendoset te Kryeministria

13:48, 13/12/2018
A+ Aa A-

Një lumë studentësh protestues po vërshon në këto momente mes për mes Tiranës, nga Kuvendi i Shqipërisë, nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe  po i drejtohet  Kryeministrisë.

Seanca parlamentare përfundoi dhe po ashtu, etapa e parë e protestës së studentëve për sot, ajo përpara Kuvendit.

Tani studentët po zhvendosen bashkarisht për etapën e dytë, atë që nis përpara Kryeministrisë, për t’i bërë thirrje Edi Ramës të plotësojë pa hezituar më kërkesat e tyre.

Të rinjtë nuk u vunë në mëdyshje këtë herë se ku do të grumbulloheshin.

“Kush do të protestojë tek Ministria e Arsimit, i shërben pushtetit me naivitetin e tij, - qe thirrja në megafon. - Ndaj të gjithë si një trup i vëtem t’i drejtohemi Kryeministrisë.”

“ O rrëzohemi, ose rrëzohu! – qe thirrja që pasoi. – “Të dy palët janë dakord për tetë kërkesat, çfarë na duhen diskutimet?!”

Ndërkohë, një vendim i fortë është marrë nga pushteti lidhur me kërkesat e studentëve protestues. Jo nga Kryeministri, por nga Presidenti Ilir Meta, që ka marrë vendim të mos e dekretojë Buxhetin e Shtetit për vitin 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t13/12/2018 14:04

Tani opozita te dorezoje mandatet dhe te behet njesh me studentet,keshtu do ti bashkohen te gjithe derisa rama te thyje qafen se e meriton me plot gojen te thyeje qafen

t13/12/2018 14:04

Tani opozota te dorezoje mandatet dhe te behet njesh me studentet,keshtu do ti bashkohen te gjithe derisa rama te thyje qafen se e meriton me plot gojen te thyeje qafen

Shto koment

Denonco