VIDEOLAJM/ Përplasja e madhe, Kryemadhi flet me emra

VIDEOLAJM/ Përplasja e madhe, Kryemadhi flet me emra

12:49, 13/12/2018
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka mbajtur një deklaratë të fortë gjatë ditës së sotme.

Gjatë konferencës për mediat, Kryemadhi ka nxjerrë emrat e oligarkëve që po rrëmbejnë pasuritë e shqiptarëve.

Deklarata e plotë e Monika Kryemadhit:

Kryemadhi: Kryeministër nënat e studentëve nuk do ta falin. Ti sot tregove që urren të rinjtë. Ti sot tregove që ti urren shqiptarët

Përshëndetje. Sot në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim studentet tona, të cilat kanë mandat deputeti përfaqësuan tetë kërkesat e studentëve në Parlament, ku i zbërthyen dhe i kthyen ato në projektligje. Por mazhoranca, si arrogante që është, si një mazhoranca e kapur nga krimi dhe oligarkët nuk mund të pranojë që nga buxheti 46% i oligarkëve që paguajnë pesë veta, Vilma Nushin, Bashkim Ulajn, Zamir Manen, Shefqet Kastratin, Gon Papulin, Pand Carapulin, nuk pranon t’u heq atyre 0.5% nga milionat dhe miliardat e taksave që paguajnë shqiptarët që ata i fusin në xhepin e Edi Ramës, por del dhe trumbeton sikur po i qan zemra për studentët.

Nuk do të falin ty kryeministër shkollëpak dhe injorant. Ty kryeministër që gjithë jetën tënde vetëm ke kopjuar fjalimet e të tjerëve. Ty kryeministër që të gjithë jetën tënde vetëm ke zhgarravitur, se as vizatim dhe pikturë nuk ke bërë. Nuk do të falin, ndoshta me gojë, por me shpirt dhe me zemër nënat e atyre djemve dhe vajzave që kanë ndenjur gjithë natën, për të të sensibilizuar ty që t’iu plotësosh kërkesat më minimale. Nuk do të të falin dhe nuk do të japin as bekim dhe as urim, por mallkim, nënat e atyre djemve dhe vajzave të cilët jetojnë në kushte mizerabiliteti në konviktet e tyre. Nuk do të të falin kurrë ato nëna, të cilat fëmijët e tyre mezi e mbajnë gjallë jetën me një sanduiç gjithë ditën, për t’u shkolluar dhe për të krijuar një të ardhme të ndritur. Nuk do të falin ty Edi Rama dhe ty maxhorancë që sot përfaqëson Rilindjen dhe krimin e organizuar, për këtë masakër që po i bën brezit të ri. Nuk do të të fali historia. Dhe nuk do t’ju fali të gjithëve historia për 400 mijë të rinj dhe të reja që po i largoni. Nuk do ju falin me atë votë kundër sot këta 20 mijë të rinj, që po u shkatërroni jetën e 140 mijë të rinjve. Nuk do t’ju falin qindra e mijëra të rinj dhe të reja që sot ndoshta nuk janë në protestë, por po punojnë për të fituar bukën e gojës që të blejnë librat që duhet t’i paguajë Edi Rama. Për librat e studentëve që duhet t`i paguajë buxhetit i shtetit, paratë e tyre i marrin oligarkët për të blerë verëra të shtrenjta të Edi Ramës dhe kollaret qindra mijëra euro të tij, porstudentët duhet tëshkojnë t`i blejnë, studentët duhet të punojnë që t`i paguajnë ato. Nuk do të falin ty o zotëri nënat, gjyshërit, prindërit dhe baballarët. Nuk do të falë shpirti i këtyre të rinjve, që ti sot më shumë se kurrë tregove që je jo vetëm  një mashtrues, por edhe një shpirtkeq që nuk je baba, që nuk je burrë, që nuk je djalë. Ti sot tregove që urren të rinjtë. Ti sot tregove që urren ata që janë më të zotë se ty. Ti sot tregove që ti urren shqiptarët. Pra, ti sot tregove që përfundimisht unë e para dhe të gjithë të tjerët po kuptojmë që ti je armiku i këtij populli. Armiqtë e këtij populli nuk paskan qenë pushtuesit, po paske qenë ti, pushtuesi i shpirtit dhe i zemrës së njerëzve shqiptarë. Paske qenë ti që u ke grabitur djersën, paske qenë ti që u ke grabitur shkollën, u ke grabitur librat, u kegrabitur bukën. Paske qenë ti që u ke grabitur stilolapsin dhe portaminën studentëve të inxhinierisë. Paske qenë ti që  ke grabitur fletën e formatit asaj vajzës studente, që tha mamaja ime duhet të punojë katër orë e të djersish në sera që unë të blej një fletë formati. Paske qenë ti mor zotëri, që erdhe si shpëtimtar, që erdhe si një rilindje, po ti nuk paske qenë rilindje e të rinjve shqiptare, ti paske qenë rilindja e fatkeqësisë. Ti paske qenë rilindja e krimit, ti paske qenë rilindja e vrasjes së shpresës.

Dhe tani po të them diçka si Monikë. Kur hyre në politikë je fshehur pas emrit tim si një hije e errët, vazhdon të fshihesh pas emrit tim po prapë si një hije e errët, por do të ikësh si kufomë politike, po prapë pas emrit tim si një hije e errët. Dhe po të them, tashmë që u ngritën institucionet e Drejtësisë, që mundohesh ti kapësh, do të ngrihet SPAK-u dhe Byroja e Hetimit, të cilat i pres me padurim të hetojnë aferën tënde të fundit, se nuk është kjo më korruptivja, por ke edhe të tjera. Aferën tënde të fundit se si në xhepin tënd ke futur 30 milion euro në një ditë, 18 milion euro të Unazës së Re nën emrin e Bashkim Mulajt, 12 milion euro prapë në emrin e Bashkim Mulajt me OST-në dhe po të them që do të ketë prapë e prapë të tjera dokumente se si ti bën evazion fiskal, vetëm në një kompani nafte 60 milion euro, në 6 vjet kryeministër 360 milion euro dhe ja ku i ke ato para, të cilat sot ti jo vetëm jo vetëm 5% të buxhetit, por dhe 10% të buxhetit, ti mund t’ua japësh studentëve shqiptarë.

Dhe po të them dhe një gjë: Mezi po pres që Byroja e Hetimit ta fillojë punën e saj me aferën më të fundit, më kriminale tënden që është ‘Unaza e Re’. Pres që lista të fillojë me emrin tënd, me të Damian Gjiknurit dhe të Afrim Qendros.

Faleminderit!


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco