Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO/ Dy propozimet e LSI në Kuvend për zgjidhjen e kërkesave të studentëve Deputetet e LSI sot duke protestuar në Kuvend

VIDEO/ Dy propozimet e LSI në Kuvend për zgjidhjen e kërkesave të studentëve

10:05, 13/12/2018
A+ Aa A-

LSI ka paraqitur sot në Kuvend, dy amendamentet e saj për zgjidhjen e tetë kërkesave të studentëve protestues.

Deputetët e saj kanë hyrë sot në Kuvend bashkë me deputetët e lSI, për herë të parë në legjislaturë, të vendosur për t’i dhënë zgjidhje problemeve të mëdha të të rrinjve protestues.

LSI propozon një amendament në ligjin e buxhetit 2019, ku të ndryshohet totali i shpenzimeve buxhetore, për zërat e arsimit universitar dhe fonde për shkencën si më poshtë.

Totali i shpenzimeve buxhetore për arsimin universitar, të bëhet nga 7 miliardë e 500 milionë lekë në 14 miliardë e 909 milionë e 916 mijë lekë shqiptare. Pra do të thotë vetëm 1% e  PBB. Ku mund të jenë këto para, shumë e thjeshtë.

Totali i shpenzimeve buxhetore për fondet e shkencës, të bëhet nga 620 milionë lekë të reja në 1 miliardë e 240 milionë lekë të reja.

Të krijohet fondi i emergjencës në arsim me vlerë 5 miliardë lekë nga Ministria e Financave dhe ekonomisë të  cilat do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës, të shoqërive, të trajtimit të studentëve në Tiranë dhe në rrethe dhe infrastrukturës universitare në përgjithësi.

Amendament për të zgjidhur pikat e tjera: rritja në masë 50% të përfaqësimit dhe peshës së votës së studentëve dhe pjesëmarrjen e tyre në bordet e administrimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco