Protesta në rrethe, në Shkodër Rektori Bekteshi tenton ti pengojë, nga Korça drejt Tiranës

Protesta në rrethe, në Shkodër Rektori Bekteshi tenton ti pengojë, nga Korça drejt Tiranës

10:17, 13/12/2018
A+ Aa A-

Ndërsa studentët e Tiranës do të protestojnë sot para Kuvendit, ata të rretheve do të mblidhen sërish sot para Universiteteve të veta për të njëjtën kauzë: Plotësimin e 8 kërkesave të parashtruara për arsim cilësor.

Protesta e studentëve ka nisur edhe në Shkodër. Studentët e Shkodrës kanë hedhur akuza rektorit Adem Bekteshi për pengim të protestës.

Ndërkohë që ka folur edhe studentja e proceduar Kristina Tonaj.e cila ka thënë se “Rektori ka dalë nëpër klasa duke kontrollu nëse janë studentët apo jo, duke bërë presion për të hyrë në mësim.

Por ne jemi në protestë i dashur Rektor dhe nuk ka shanse me u prish protesta këtu. Jemi për protestë dhe nuk ke të drejtë ti të na ndalosh të drejtat tona nëse ty të prishen punët e tua. I dërgojmë një përshendetje nga sheshi "2 Prilli".

Protesta ka nusra edhe në Gjirokastrës. Ata po protestojnë para Universitetit "Eqrem Çabej".

Ndërkohë që sisa studentë nga Korça janë nisur drejt Tiranës, ndërsa pjesa tjetër vijion protestën në qendër të Korçës. Nuk do të ketë bllokime rrugësh sot si ditët e tjera. studentëve u bashkohen edhe gjimnazistë. Studentët do të marshojnë në qytet, ku edhe do të mbajnë një minutë heshtje për arsimin e dështuar.

Edhe në Elbasan protesta ka nisur para Universitetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco