Telefonuesit Live/ Qytetarët pro studentëve: Bashkohuni me popullin, rrëzoni Ramën!

Telefonuesit Live/ Qytetarët pro studentëve: Bashkohuni me popullin, rrëzoni Ramën!

08:30, 13/12/2018
A+ Aa A-

Zëri i qytetarëve është bashkuar në emisionin  “Koha për t’u zgjuar”  në mbështetje të studentëve që protestojnë prej ditësh ndërsa presin plotësimin e 8 kërkesave nga qeveria. Një qytetar në “News 24” u ka bërë thirrje studentëve që të pranojnë qytetarët në protestë dhe të rrëzojnë së bashku kryeministrin, Edi Rama.

Ndërsa nuk ka munguar edhe sensibilizimi me qëndresën e studentëve, për të kaluar natën para Kryeministrisë pavarësisht temperaturave të ulëta.

Qytetari1: Duhet të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit se është i pashpirt. Ai thotë se janë ngelësa, studentët dhe nuk japim lekë. Nuk janë ngelësa, i ngelin pedagogët ata që janë me mesatare 5-6 i mbesin që të marrin 500 euro.

Qytetari 2: Të shkarkohen të gjithë drejtuesit e universiteteve dekanëve në Shqipëri

Qytetarja 3: Kam një propozim për Shqipërinë, duhet ta marrin të rinjtë. Flenë studentët përpara Kryeministrisë dhe ai nuk ccan kokë. Ai duhet të bëjë diçka për ta.

Qytetari 4: Ne duhet të mbështesim studentët atje para Kryeministrisë. Kush ka fëmijë, nip e mbesë, duhet të jetë atje.

Qytetarja 5: Jam dakord me protestën e studentëve, ama e gjithë Shqipëria ka të drejtë të protestojë. Të gjithë, që nga pensionistët e deri tek studentët. Duhet të merrem me radhë të gjitha kërkesat. Studentët duhet të shkojnë në shkollë, të mësojnë. Kryeministri duhet tua dëgjojë kërkesat.

Qytetari 6: Duke u ndalur tek protesta e studentëve, pse nuk i del për zot këtij populli Elvis Nacci dhe Sidrit Bejleri?! A nuk ka Shqipëria njerëz të mirë?

Qytetarja 7: Kjo është protesta më e bukur, më e pastër. ka nderuar popullin shqiptar. Hajde të bashkëbisedojmë për të plotësuar kërkesat. Dhe Rama del e mburret e tallet me rininë shqiptare. I bëj thirrje popullit shqiptar që të mbështesë të rinjtë shqiptar. /BalkanWeb/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

B13/12/2018 09:39

E gjithe populli shqiptare tu bashkohet studentave ne Tirane se bashkimi ben fuqi dhe jo protesta te ndara por ne Tirane se nuk do te kene rastin ti kene studentat ne krahe dhe te punojne me gjithe njerzit ne te gjithe shqiperine per te sqaruar situaten se pa reformen ne arsim shqiperia shkatrohet prandaj lideri basha te beje ne levizje gjithcka duke u konstultuar me njerzit me te mencem

Shto koment

Denonco