Protesta studentore zhvendoset sot para parlamentit, me kusht që ...Ja ç'njoftojnë të rinjtë

Protesta studentore zhvendoset sot para parlamentit, me kusht që ...Ja ç'njoftojnë të rinjtë

07:57, 13/12/2018
A+ Aa A-

Protesta studentore, e cila hyn sot në ditën e saj të dhjetë, do të spostohet nga Kryeministria dhe Ministria e Arsimit përpara Kuvendit të Shqipërisë në orën 10:00, pikërisht atëhërë kur do të fillojë edhe seanca plenare e javës.

Grumbullimi i studentëve do të bëhet nëpër fakultetet e tyre si gjatë këtyre dhjetë ditëve , në orën 8:30 deri në 9:30. Në 9:30 do të nisë marshimi drejt parlamentit.

Por, studentët kanë vendosur edhe një kusht për pjesëmarrësit: "Protesta duhet të vazhdojë paqesisht deri në mbarimin e seancës parlamentare dhe sapo seanca të përfundojë, do të përshkallëzohet tek Kryeministria. Studentët e kanë vendosur,” thuhet në përfundim të njoftimit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco