VIDEO/ Studentët vijojnë rezistencën te kryeministria, banorët e Unazës u dërgojnë ushqime

VIDEO/ Studentët vijojnë rezistencën te kryeministria, banorët e Unazës u dërgojnë ushqime

23:33, 12/12/2018
A+ Aa A-

Në mbështetje të studentëve kanë mbërritur sonte te Kryemsinitria dhe banorët e Astirit ku u kanë dërguar studentëve, të cilët vazhdojnë të rezistojnë te kryeministria, ushqime për të ngrënë.

Nga kryeministria studentët tregua njëzëri se ato nuk janë të përçarë dhe se do të vazhdojnë të protestojnë.

Studentët theksuan se protesta ka nisur spontanisht dhe se kërkesat e tyre janë legjitime dhe presin miratimin e tyre nga qeveria.

“Protesta vazhdon të jetë A politike, sepse çdo gjë aty vijon të jetë me spontanitet, megjithëse ka dhe anetarë të forumeve politike.

Aty janë 20 mijë studentë, dhe kërkesat janë të qarta ku kanë rënë dakord të gjithë studentët në Shqipëri”, u shprehën studentët.

Studentët janë të vendosur për të vijuar protestën e tyre para kryeministrisë, duke kërkuar me ngulm plotësimin e kërkesave të tyre dhe duke sfiduar të ftohtin.

Megjithëse kryeministri ka përsëritur kërkesën për dialog, studentët janë të vendosur për të mos negociuar asnjë nga pikat që ato i kanë kërkuar që qeveria të plotësojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco