Denoncimi i studentit/ Tek parlamenti do na provokojnë, duan trazira

Denoncimi i studentit/ Tek parlamenti do na provokojnë, duan trazira

23:30, 12/12/2018
A+ Aa A-

Një prej studentëve të ftuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan, u bëri thirrje studentëve që të bëjnë kujdes ditën e nesërme me protestën e paralajmëruar para parlamentit.

Ai tha se i ishte komunikuar që individë të veçantë mund të infiltrohen në mesin e studentëve për të krijuar trazira.

 ‘Është shumë e rëndësishme, më është komunikuar dhe më duhet ta komunikoj që për nesër tek parlamenti mendohet që të krijohen trazira. Kërkojnë që studentët të shkojnë tek parlamenti dhe atje individë të caktuar të infiltrohen si studentë dhe të krijojnë një situatë e pakëndshme. U bëj thirrje të gjithë studentëve të mos bien pre e saj’, tha ai.

Studenti tha se ‘kjo protestë shtrihet përtej studentëve. Në fillim kam qëndruar disi si i tërhequr duke shikuar zhvillimin e saj, duhet ta them se individë por edhe grupe të caktuara janë përpjekur të krijojnë konflikte brenda studentëve.’ /tvklan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco