Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

VIDEO/ ‘Më pretë në besë, mashtruesa’, tërbohet drejtoresha e ‘Samiut’

VIDEO/ ‘Më pretë në besë, mashtruesa’, tërbohet drejtoresha e ‘Samiut’

22:57, 12/12/2018
A+ Aa A-

Të tjera përgjime audio kanë sjellë nxënësit e gjimnazit ‘Sami Frashëri; në Tiranë ndaj drejtoreshës Teuta Dobi, pasi kjo e fundit i ka penguar ata të marrin pjesë në marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Një ditë më parë dolën pamje nga mbledhja qe drejtoresha Dobi zhvilloi me Senatin e klasës. Herë me tone miqësore, duke i folur si ‘shoqe’ por herë në pozitat e titullares, Dobi u thotë nxënësve, se do garantojë me jetën e saj që askush të mos marrë pjesë në protestë.

Video bë virale nëpër rrjetet sociale dhe drejtoresha Dobi, ka mbledhur sërish nxënësit e Senatit të shkollës, këtë herë për t’ju mbledhur telefonat, e për të gjetur tani ‘fajtorin’.

Burime bënë të ditur se drejtoresha e shkollës ka kërkuar edhe praninë e forcave të policisë, ndërsa u ka sekuestruar nxënësve të Senatit të shkollës telefonat, në përpjekje për të zbuluar se cili prej tyre ka regjistruar videon.

Kërcënimet e drejtoreshës duket se nuk kanë pasur asnjë efekt te nxënësit që nuk janë stepur aspak.

Një audiopërgjimin e dytë drejtoresha u kërkon llogari nxënësve dhe sidomos Presidentit të shkollës se pse sipas saj e kishin prerë në besë.

Fjalët e drejtoreshës zbardhur nga Balkanweb

Është hera e parë që besimi në senat është Zero. Nuk jeni njerëz të fjalës së mbajtur. Nuk ju detyroi njeri të bëni provim, por më dhatë fjalën që nuk do ikni në protestë por do vini në klasë.

Tjetër gjë më thatë ju dje këtu, tjetër gjë bëtë. Kush ju ka ndaluar 3 ditë të shkonit në protestë, apo duhet të dilnit sot, dhe del vetëm gjimnazi i Samiut në protestë. Nga 1000 nxënës që ka, 700 mungojnë. Kjo tregon që ato rezultate që keni, i keni kot. Po hajde bëj mësim këtu, dhe jam i sigurtë që ato 80% që shkuan atje nuk e kanë idenë se për çfarë bëhet protesta, por donit të largohenit nga provimi.

Pse më preve në besë ti, pse më gënjeve, mos fol ti se as zërin s’dua ta dëgjoj, flisni ju të tjerët, se ti je njeriu më i pabesë që kam njohur.

Unë e kam atë mendere që kur e them diçka e mbroj. Ty të të vijë turp që je mashtrues e gënjeshtar, me kë tallesh ti? Pse ishe në protestë, më thuaj 8 pikat. Dike dhe 8 pikat pale. Ju pashë unë kush ju komandon, po turmë jeni juve, kope.

Ça presidenti je ti, ti je zero. A më thatë dje o drejtoreshë do më keni në mësim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vivo15/12/2018 15:33

"Te presesh" ne bese te pabeset, nuk eshte pabesi. Askush nuk e di se te kane dhene besen apo jo moj klloçke e qembesirave . Po

Uaaaaa13/12/2018 05:51

Cfare skandali, ne 2018. Nuk jane otomanet ne fuqi si ne 1908 kur hapej shkolla e pare shqipe. Jemi 2018 dhe nje drejtor shkolle sillet si rruhace me femijet. Ne USA ose Gjermani, si i pelqen KM te perdore remdom, nje zyrtar i tille ne kokerr te burgut.

Shto koment

Denonco