Shehaj: Gjiknuri i paskrupullt, thotë se shpëtoi 30 mln nga vjedhja

Shehaj: Gjiknuri i paskrupullt, thotë se shpëtoi 30 mln nga vjedhja

21:41, 12/12/2018
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka hedhur të tjera akuza ndaj ministrit Damian Gjiknuri.

Ky i fundit vazhdon të pretendojë se kanë marrë masat e duhura duke anuluar tenderin e Unazës së re, pas zbulimit të skandalit të falsifikimit të dokumenteve të njërës prej firmave, atë DH Albania.

Nga ana tjetër, deputeti i PD-së që zbuloi skandalin, është shprehur se ‘këta janë njerëz që tentuan të vjedhin në mënyrë të organizuar në emër të Edi Ramës dhe tani hiqen si shpëtimtarë të parave publike!’.

Reagimi i plotë i deputetit, Agron Shehaj:

Gjëja më e padurueshme në skandalin e projektit të Unazës është pafytyrësia dhe mungesa e çdo skrupulli e drejtuesve të ARRSH-së dhe Ministrit Gjiknuri.

Ministri lavdëroi veten se i kishte shpëtuar shqiptarëve 30 milionë euro duke prishur kontratat mashtruese, kurse sot ARRSH ka paditur kompaninë Dunwell Haberman.

Këta janë njerëz që tentuan të vjedhin në mënyrë të organizuar në emër të Edi Ramës dhe tani hiqen si shpëtimtarë të parave publike! Arrogancës me të cilën ata vjedhin ja kalon vetëm arroganca me të cilën ata përçmojnë shqiptarët, duke i trajtuar ata si budallenj që nuk kuptojnë.

Këta njerëz që nuk kanë asnjë fije morali njerëzor nuk mund të vazhdojnë të paguhen më asnjë ditë me paratë e popullit, duhen larguar si hajdutë dhe pastaj të dalin para drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku12/12/2018 23:56

Gjiknurin e kapën me presh në dorë, por ai është shumë i mënçur, u nxitua e tha: "e shpëtova preshin nga hajduti". Mendjen ja ka ndriçuar EDrama por edhe ai indiani që pështyn (pjell) flori si gomari i nastradinit. Por preshin e "shpëtuar" nuk e dorëzon Damjoni sepse do ta vjedhë me një "tender" tjetër. Damjoni me gjithë EDramën duhen me pranu se janë ose hajdutë, ose budallenj, gjithsesi nuk mund të rrinë majë plehut të qeverisjes. Më pas të gjykohen se janë hajdutër apo "vërtet aq budallenj".

t12/12/2018 22:25

per 700 mije eu korrupsion te blloku i metes,rama beri protesten ku u vrane 4 vete,kurse tani vidhen 30 milion dhe nuk ka asnje poroteste

Qymyri12/12/2018 21:51

o Sheh o baba sheh shum po sheh ej.puno diqka se nese nuk punoni ska taksa e pa taksa ska shtet e din ti.

Shto koment

Denonco