FOTO/ Studentët sfidojnë të ftohtin, ndezin zjarre para kryeministrisë

FOTO/ Studentët sfidojnë të ftohtin, ndezin zjarre para kryeministrisë

21:18, 12/12/2018
A+ Aa A-

Studentët shprehen të vendosur për të vijuar protestën e tyre para kryeministrisë, duke këmbëngulur për realizimin e kërkesave të tyre.

Ndërkohë, një grup studentësh protestues të cilët janë para kryeministrisë për ti rezistuar temperaturave të ftohta, kanë vendosur të ndezin zjarr, ndërkohë që disa prej tyre janë mbuluar dhe me batanije.

Megjithëse kryeministri ka përsëritur kërkesën për dialog, studentët janë të vendosur për të mos negociuar asnjë nga pikat që ato i kanë kërkuar që qeveria të plotësojë.

Në letrën drejtuar institucioneve thuhet se studentët do të bojkotojnë mësimin deri kur 8 kërkesat e tyre të gjejnë zgjidhje.

“Kushtet janë të panegociueshme”, shprehen studentët.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco