Reagon ambasada amerikane: Ngritja e KLGJ dhe KLP gurë të rëndësishëm në ndërtimin e shtëpisë së drejtësisë

Reagon ambasada amerikane: Ngritja e KLGJ dhe KLP gurë të rëndësishëm në ndërtimin e shtëpisë së drejtësisë

20:19, 12/12/2018
A+ Aa A-

Ambasada amerikane në Tiranë ka pwrshwndetur formimin e KLP-së dhe KLGJ-së, dy institucione të drejtësisë. Ambasada thekson se tashmë aktorët kombëtarë duhet të konsolidojnë këtë përparim të reformës në drejtësi.

Deklarata e plotë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë mirëpret krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ne përgëzojmë prokurorët dhe gjykatësit që morën pjesë në votim për kurajën e tyre dhe që zgjodhën të ndryshojnë historinë e Shqipërisë. Krijimi i Këshillave shënon një hap vendimtar në zbatimin e reformës në drejtësi të Shqipërisë, e cila zëvendëson një sistem të prishur me një sistem me integritet, i cili përmbush dhe u shërben nevojave të qytetarëve shqiptarë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë dy shtyllat e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe cilësor. Ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të mundësojë tani krijimin e Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, si edhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përhershëm. Këto institucione të drejtësisë janë të gjithë gurë të rëndësishëm në ndërtimin e shtëpisë së drejtësisë. Aktorët kombëtarë duhet tani të konsolidojnë këtë përparim të reformës në drejtësi, përfshirë edhe nëpërmjet rekrutimit dhe emërimit të magjistratëve të rinj, gjë që është vendimtare për funksionimin e gjyqësorit. Një gjyqësor i fortë dhe i pavarur është kritik për të sjellë për popullin shqiptar rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të angazhuara në mbështetjen e Shqipërisë për ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe cilësor, i cili sjell drejtësinë për të gjithë qytetarët shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Londra!12/12/2018 20:41

Tani na duhet te pershdesim dhe gjykaten e sorosit te Artes dhe Ines! lart e me lart!

Liu dora vet12/12/2018 20:39

Po po Halluni që liroi kriminelin Frroku per vrasjen e komisarit te policise do të emërojë gjyqtarët e rinj....hajde reformë hajde..

Shto koment

Denonco