Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Deputeti i LSI: Protesta, mënyra e vetme e dialogut me këtë qeveri

Deputeti i LSI: Protesta, mënyra e vetme e dialogut me këtë qeveri

19:39, 12/12/2018
A+ Aa A-

Protesta e minatorëve të Bulqizës sot, është mbështetur nga deputeti LSI-së, përparim Spahiu.

“Protesta, mënyra e vetme e dialogut me këtë qeveri, mënyra e vetme e dialogut me arrogancën, mënyra e vetme e dialogut me mashtrimin 10-vjeçar të KM aktual me minatorët për Statusin!”, deklaron Spahiu.

Minatorët e Bulqizës të cilët, të rrënuar ekonomikisht nga puna e papaguar, kushtet e rënda të punës, nga çmimet e larta, rritja e taksave dhe papunësia janë ngritur sot në këmbë duke protestuar në qendër të qytetit.

Rajoni me pasuri të rralla nëntokësore, por me nivelin më të lartë të varfërisë kërkon jetesë më të mirë, rritjen e pagave, uljen e çmimit të karburantit, punësim dhe taksa më të ulëta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco