Bejko: Ja çfarë duhet të bëjnë këta studentë që të hyjnë në histori

Bejko: Ja çfarë duhet të bëjnë këta studentë që të hyjnë në histori

18:53, 12/12/2018
A+ Aa A-

Ish-studenti i dhjetorit të vitit 1990, Roland Bejko, vlerëson protestën e studentëve, i inkurajon ata dhe ka një këshillë, se çfarë ata duhet të bëjnë për të hyrë në histori.

Sipas tij, janë në rrugën e hyrjes në histori, por që të sigurojnë në vend të tillë, duhet të protestojnë si studentët e vitit 1968 në Francë, si studentët kinezë në sheshih Tiananmen, në Pekin, apo si studentët e vitit 1990, në Shqipëri.

“Në qoftë se ngelen vetëm te këto kërkesa, ata pas tërheqjes, do të kuptojnë zhgënjimin dhe do të kërkojnë abrogimin e ligjit për arsimin.

Në se Rama ua realizon kërkesat, kjo protestë do të mbahet mend, për sensibilitetin dhe shpresën që solli. Por janë ende larg që të futen në histori. Që të futesh në histori duhet të bëhet si në ‘68 në Francë ku studentët protestuan kundër gjigantit De Gol, duhet të protestojnë si studentët kinezë në sheshin Tiananmen, apo si protesta e studentëve e vitit 1990.

Studentët duhet ishin të përgatitur për marrjen e përgjegjësive. Nga kërkesat e tyre, ata duhet të kalojnë në kërkesat që do të donin të bënin prindërit e tyre, në kërkesat që do të donin të bënin të gjithë shqiptarët.

Ata një fije e hollë i ndan që të hyjnë në histori, janë në rrugën e hapjes së një faqe të re të historisë.

Ata kanë bërë një hap shumë të madh, por po nuk morën përgjegjësi historike, do të zhgënjejnë shqiptarët”, këshilloi Roland Bejko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco