FOTO/ Thirrja: Nesër para parlamentit edhe për të riun me mesatare 9.7 që punon hekurkthyes

FOTO/ Thirrja: Nesër para parlamentit edhe për të riun me mesatare 9.7 që punon hekurkthyes

17:45, 12/12/2018
A+ Aa A-

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka ka publikuar sot, rastin e një të riu, i cili ndonëse kishte mbaruar studimet për Menaxhim Agrobiznesi dhe Ndërmarrjesh me mesatare 9.7, i është dashur të largohet në drejtim të Britanisë së madhe ilegalisht, për të punuar si hekurkthyes.

“I ri me potenciale, i diplomuar me mesatare 9.7 në Tiranë, por hekurkthyes në Britani! Burg është pak për politikanët tanë të 28 viteve! Kjo politikë antishqiptare e trajton të riun si skllav, jo si potencial! Prindër dhe qytetarë, bashkohu nesër para parlamentit të mbrojmë të ardhmen e rinisë, rinia që na hapi sytë, rinia që na solli shpresën, rinia e të ardhmes! Ne duhet të gjithë ti themi JO shkatërrimit të dijes, JO shkatërrimit të të ardhmes së të rinjve, JO Genocidit të potencialit Shqiptar! Rinia, Intelektuali, Shqiptarët dhe Shqipëria meritojnë më shumë! Nesër të gjithë bashkë para parlamentit!”, shprehet Muka.

Taulant Muka ka publikuar mesazhin  që studenti i ka dërguar atij, bashkë me listën e rezultateve të tij, të cilat duket se nuk i vlejtën aspak për t’u punësuar denjësisht në Shqipëri.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco