Frikësohen nga prangat/ ARRSH kërkon të largojë skandalin nga vetja

Frikësohen nga prangat/ ARRSH kërkon të largojë skandalin nga vetja

17:08, 12/12/2018
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka ndërmarrë një hap sot, për të larguar nga vetja, skandalin me tenderin e Lotit 1 të Unazës së Re. Jo vetëm kaq, por zyrtarët e saj, të frikësuar nga ky skandal, kanë nxituar të kallëzojnë në Prokurorinë e Tiranës kompaninë “DH Albania” për dy vepra penale; falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.

Kompania fitoi tenderin në ‘Lotin 1’ te Unaza e Re dhe te OST, në vlerë 30 milionë euro të dyja (respektivisht 18 milionë euro + 12 milionë euro). Pas plasjes së skandalit në media, pretendohet se kontrata janë anuluar.

ARRSH thekson në padi se kompania ka paraqitur dokumente të rreme.

“Kompania “DH Albania” ka paraqitur dokumente të rreme në lidhje me të dhënat e shoqërisë mëmë Dunwell  Haberman në SHBA, si aktin e themelimit të dorëzuar në QKB ku pretendon se është themeluar në 25 qershor në 1998, kur në fakt rezulton se data reale është në 25 qershor 2018 si edhe dokumente të tjera.

Institucioni jonë gjendet në kushtet e mashtrimit dhe falsifikimit të qartë të dokumenteve, veprime që dëmtojnë imazhin e institucionit dhe buxhetit të shtetit. Kërkojmë hetimin e kompanisë dhe vendosjen e personave përgjegjës përballë përgjegjësive ligjore”, thotë ARRSH në padi.

Kompania është themeluar vetëm pak muaj para fitimit të tenderit.

Kjo kompani po përmes dokumenteve të falsifikuara ka fituar edhe tenderin prej mbi 11 milionë eurosh të Operatorit të Sistemit të Transmetimit për linjën 220 kilovolt Burrel – Peshkopi, por që u pezullua menjëherë pas publikimit të lajmit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xin fu12/12/2018 17:49

Damjan hajduti eshte emri real i kompanise.ed rama me 40 hajdute emri qeverise.ja sa ti rregullojn dokumentat pak me mire se kush pret ti marri tenderat?luli i salise?

Xin fu12/12/2018 17:44

Oooo kta nuk friksohen nga plumbi jo nga prangat.ktu vjedhja esht bere sistem. .ceshtja eshte kush fo vjefh me shum

Shto koment

Denonco