‘Mund të bëhem edhe kamikaze për ta’, flet mbesa e Martin Camajt

‘Mund të bëhem edhe kamikaze për ta’, flet mbesa e Martin Camajt

17:06, 12/12/2018
A+ Aa A-

Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit dhe akademikut të njohur, Martin Camaj, i është bashkuar protestës së studentëve para Kryeministrisë, ndërsa u shpreh se ka studentëve po u shkelen të drejtat e tyre.

Ajo ka sulmuar qeverinë për gjendjen në të cilën ndodhet vendi dhe jeta studentore, që është e ardhmja e vendit, ndërsa u shpreh e vendosur se është e gatshme të bëhet edhe kamikaze për ta.

‘Jam me studentët deri në pikën e fundit, edhe gjakun e jap për ta, s’kam çfarë humb. Mund të bëhem edhe kamikaze për ta.

Çfarë kish i ka marrë të gjitha qeveria e Edi Ramës’,-tha Vera Camaj.

Më tej ajo ka hedhur akuza në drejtim të policisë, ku tha se i kanë mbajtur të birin 16-vjeçar disa orë në polici pa lajmëruar prindërit.

‘Ata e kanë mbajtur djalin tim disa orë në polici. Është e papranueshme, si mund të mbajnë një fëmijë 16 vjeç në polici pa dijeninë e prindërve’ -tha mbesa e shkrimtarit dhe akademikut Martin Camaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco