Ish-policët kundër Lleshajt: Ja rreziku i nismës së ministrit të Brendshëm

Ish-policët kundër Lleshajt: Ja rreziku i nismës së ministrit të Brendshëm

16:54, 12/12/2018
A+ Aa A-

Shoqata e Policëve të Liruar u bën thirrje organizatave ndërkombëtare dhe partive politike ta pengojnë miratimin në parlament të nismës se ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për të përfshirë ushtarakët në radhët e forcave të rendit.

Ilir Gjoçi, ish-drejtues i lartë i policisë thotë se hapi i duhur do të ishte shfuqizimi i vendimit që pengon ish-punonjësit e policisë të rikthehen në detyrë.

“Lleshaj të rishikonte ligjin për të hequr një nen që kufizon ish-punonjësit e policisë që iu privon të drejtën për tu rikthyer në radhët e policisë. Mes 1000 punonjësve të policisë gjenden kuadro që me një thirrje të ministrit të kthehen këta persona dhe nuk është e nevojshme të vijnë ish-ushtarakë në radhët e Policisë”.

Ashtu si Sindikata e Policëve edhe shoqata e policëve të liruar theksojnë se qëllimi i kësaj nismë është kontrolli mbi policinë me persona që vijnë nga radhët e ushtrisë.

“Policia është strukturë e administratës civile. Me futjen e ushtarakëve në polici synohet zëvendësimi i drejtuesve të policisë më ish-ushtarakë të lartë dhe është një juntë ushtarake që po vjen dhe drejton Policinë e Shtetit”.

Drafti me ndryshmet që i janë bërë ligjit për Policinë e Shtetit pritet t’i dërgohet së shpejti për miratim Parlamentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Londra12/12/2018 18:39

Mos e merrni me frike se diktaura mendon se do perdore dhe ushtrine! Eshte drejt rrezimit kjo junte mafioze dhe paramilitare komuniste!

niku12/12/2018 17:05

Ky kambalja qe e liruan nga ushtria se ishte b..q nuk do kete kohen dhe mundesite per te bere keto ndryshime se do ike bashke me te tjeret

Shto koment

Denonco