FRESSH-i nuk bindi mbrëmë te Dudushi, lëshohen në studiot e tjera: Ta provojmë një herë, të dialogojmë

FRESSH-i nuk bindi mbrëmë te Dudushi, lëshohen në studiot e tjera: Ta provojmë një herë, të dialogojmë

16:31, 12/12/2018
A+ Aa A-

Ka qenë një dështim, “dialogu” i mbrëmshëm i kryeministrit Edi Rama me “studentët” e FRESSH-it, te studio e Alban Dushshit në Top Channel.

Ndërsa mbrëmë ata “kryqëzonin” kryeministrin me “lajle e lule”, portalet dhe rrjetet sociale i identifikonin, radhë, njëri pas tjetrit, si anëtarë të FRESSH-it, bashkë edhe me kontributet e tyre “politike”.

Në koherencë me lajmet on-line, kur ata shihnin fytyrat dhe emrat e tyre, të dekonspiruar në rrjetet sociale e portale, si të keqpërdorur, filluan “vetëdenoncimin”, dikush si FRESSH-ist dhe dikush si pedagog i shitur si student.

Kjo vuri në pozitë edhe vetë Edi Ramën i cili nuk ju la më radhë të flisnin, por e mori përsipër vetë, të “mbante gjallë” emisionin me monologun e tij.

Të masakruar mbrëmë por edhe sot, FRESSH-istët të tjerë nuk kanë hequr dorë, por tek e tek, janë shfaqur sot në studio të tjera TV-ish, duke apeluar “për dialog”.

E tillë është Erisa Cana studente në vitin e parë në Fakultetin e Stomatologjisë, e cila mungoi mbrëmë të identifikohej si FRESSHi-iste përballë Ramës, por jo sot, ku ishte e ftuar në studion e ABC News, nga ku tha se zgjidhja e vetme është dialogu dhe se është pro kërkesës së kryeministrit Edi Rama.

 “Pse mos pranojmë, kur kryeministri thotë hajdeni se keni të drejtë, pse mos ta pranojmë?

Kjo që thotë kryeministri është një gjë shumë e mirë sepse nëse do vazhdojmë kështu nuk do të ketë fund kjo protestë. Disa thonë jo, disa thonë po, dhe unë mendoj se duhet të dialogojmë sepse kështu nuk mund të shkojmë kund”.

Flitet edhe për grevë urie, por Erisa, me sa duket me probleme me ushqimin, nuk është as për këtë alternativë.

“Jo, sepse unë dua një dialog. Duhet të provojmë njëherë dialogun dhe nëse zoti Rama nuk na i plotëson kërkesat do futem, por ai na kërkon të dialogojmë”, tha studentja.

Studentët janë në protestë prej më shumë se një javë. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco