FAKE NEWS/ Fotomontazhi i Edi Ramës për të përçarë protestën

FAKE NEWS/ Fotomontazhi i Edi Ramës për të përçarë protestën

18:39, 11/12/2018
A+ Aa A-

Pasi nuk ja ka dalë ta marrë nën kontroll protestën duke përdorur veglat e tij si Organizata Politike e Arlind Qorrit, tani kanë filluar të nxjerrin fotomontazhe.

Nëpër mediat e kapura nga Rama është bërë publik një montazh i një bisede në WhatsApp, ku gjoja janë duke biseduar deputetë të PD.

Por pas shpërndarjes së këtij mesazhi, ka ardhur edhe reagimi i PD.

Njoftim zyrtar nga PD:

Mediave u është shpërndarë  nga qeveria një fotomontazh me emrat e disa drejtuesve të PD.

Fotomontazhi ka për qëllim të tregojë se në PD është ngritur një grup që koordinon protestën e studentëve.

Kjo është një sajesë e propagandës banale të Edi Ramës, i kapur nga paniku për shkak të protestave në të gjithë Shqipërinë. 

emi në dijeni se po ju bëhet presion për ta publikuar, por është në nderin tuaj, të mos bini pre e mashtrimit të trashë qeveritar. 

Ju keni çdo mundësi të bëni verifikimin tuaj të pavarur për të provuar se ky është fake news.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sela 11/12/2018 19:12

EDVIN KRISTAQ RAMA ESHTE SHQIPETARI ME I URRYER ! SHQIPETARI ME I URRYER !

Shto koment

Denonco