Zgjidhen prokurorët anëtarë për në KLP. Emrat

Zgjidhen prokurorët anëtarë për në KLP. Emrat

18:08, 11/12/2018
A+ Aa A-

Prokurorët dhe gjyqtarët do t’u drejtohen sot dhe nesër kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e gjyqësorit përkatësisht KLP dhe KLGJ.

Burime bëjnë të ditur se janë zgjedhur deri më tani 3 prokurorët nga shkalla e parë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të cilët janë: Besnik Cani, prokuror në Elbasan, Gent Osmani nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Antoneta Sevdari nga Prokuroria e Tiranës.

Po ashtu mësohet se kalojnë automatikisht prokurori i Apelit tek Krimet e Rënda, Bujar Sheshi dhe Arben Dollapaj, prokuror i Apelit në Shkodër.

Prokurorët e zgjedhur kanë marrë përkatësisht: Gent Osmani 182 vota, Besnik Cani 148 vota, Antoneta Sevdari 163, Dritan Prençi 129, Vate Staka 86 dhe Besnik Muçi 75.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco