Protesta në gjithë Shqipërinë, Rama shfaqet i çoroditur

Protesta në gjithë Shqipërinë, Rama shfaqet i çoroditur

17:07, 11/12/2018
A+ Aa A-

I gjithë vendi është paralizuar si shkak i protestave antiqeveritare, me karakter ekonomiko-social, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në Twitter.

Ndërsa pritej përmbushja e kërkesave të studentëve, Rama po tenton të zhvendosë vëmendjen, ndërsa i quan protestat në rrethe si të organizuara nga Partia Demokratike.

‘Eh Artist si e katandise opozitën! Të rinjtë e PD maskohen si studentë se ndryshe i përzënë; dega e Fierit zë rrugën me jelekë të verdhë sikur i merr porositë nga Parisi; bashkia e Kukësit shfaqet si grup biznesmenësh të vegjël që duan dyqan pa kasë; ndërsa ti vetë të Astir Boja’.

Por para Ministrisë së Arsimit, studentët brohorasin ‘Jemi të bashkuar’, ndërsa një grup prej tyre janë drejtuar ashtu siç kishin paralajmëruar drejt ‘Zogut të Zi’.

Ende nuk dihet nëse ata do të marshojnë drejt Kryeministrisë, apo do të bllokojnë qarkullimin në të gjithë pikat kyçe të Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gjeniu11/12/2018 17:37

'Eh drogaxhi si e kantadise Shqiperine! Te rinjte e Shqiperise qe jane studente se ndryshe masakrohen: dega Fierit ze rrugen me jelek te verdhe sikur u dashka me marr posisi!?bashkia Kukesit te duket sikur shfaqet si grup bizsnesmenesh te vegjel qe duan dyqan pa kase:ndersa ti vet te vila ne Surrel?...I..'What the fuck'

liu11/12/2018 17:25

Zvare tehiqeni qenin1 E vodhi kete popull me shume se cdo pushtues.

Shto koment

Denonco