VIDEO/ Merret vendimi: Nëse Qeveria nuk kthen përgjigje deri në 16:00 ...

VIDEO/ Merret vendimi: Nëse Qeveria nuk kthen përgjigje deri në 16:00 ...

15:05, 11/12/2018
A+ Aa A-

Kur mbetet edhe vetëm një orë deri në përfundimin e afatit të caktuar nga studentët për plotësimin e kërkesave të tyre nga Qeveria, ata kanë marrë vendim: Protesta do të vazhdojë pa afat nëse Qeveria nuk kthen përgjigje deri në orën 16:00 për plotësimin e kërkesave. Pa afat!

Studentët janë të vendosur për të mos dialoguar dhe as negociuar me qeverinë deri në plotësimin e 8 kërkesave që kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit.

Ndërmjet tyre në këto momente ka diskutime dhe propozime për evoluimin e protestës edhe me bllokim të rrugëve; të tjerë, me grevë urie, por, pavarësisht nga forma, protesta në çdo rast do të vazhdojë me këmbëngulje për të shkuar deri në fund.

Protesta e tyre që ka nisur prej tetë ditësh, që ka filluar sot nga ora 8:30 e deri në këto momente, nuk shfaq shenja lodhjeje, por energji.

Pak minuta më herët, studentët kënduan Himnin Kombëtar, që i mblodhi ata më shumë përreth njeri-tjetrit.

(Protesta në foto marrë nga DW.)

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco