Vërtetohet falsifikimi nga kompania në Unazën e Re, Zëri i Amerikës: E habitshme, si mund të bëhet pa garanci?!

Vërtetohet falsifikimi nga kompania në Unazën e Re, Zëri i Amerikës: E habitshme, si mund të bëhet pa garanci?!

14:51, 11/12/2018
A+ Aa A-

Autoritetet amerikane kanë vërtetuar zyrtarisht se një pjesë e dokumentave të kompanisë amerikane Dunwell Haberman, të paraqitura në garën për ndërtimin e Unazës së Re janë të falsifikuara. Kjo u bë e ditur sot nga ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri. Përmes degës së saj në Shqipëri Dh Albania, kompania amerikane arriti të fitonte dy kontrata për realizimin e punëve publike. Përveç ndërtimit të mbikalimit si pjesë e projektit të Unazës së re, me vlerë 18 milion euro, kompania kishte fituar garën dhë për ndërtimin e linjës 220 kv Burrel-Peshkop, me një vlerë 11.7 milion euro.

Nga Zëri i Amerikës.

“Pas marrjes së konfirmimit nga SHBA, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka zgjidhur mjenjehere kontratën në fjalë dhe do të fillojë procedurat për sekuestrimin e garancisë financiare në vlerën 10% të kontratës. Të njëjtën praktikë ka ndjekur edhe Operatori i Sistemit të Transmetimit. Materialet e ardhura nga SHBA do t’i referohen Prokurorisë e cila tashmë ka hapur një hetim për falsifikimin e dokumenteve zyrtare nga kompania DH Albania”, deklaroi ministri Gjiknuri, duke shtuar se “inkurajoj me forcën më të madhe prokurorinë ta hetojë këtë çështje deri në fund, për të zbuluar kush janë autorët e vërtetë të këtij falsifikimi dhe ata që fshihen prapa tij”.

E pranishme në Shqipëri vetëm prej muajit korrik të këtij viti, përmes degës së saj DH Albania, në mënyrë të habitshme, kompania arrin të sigurojë dy kontrata të majme, me një vlerë totale prej afër 30 milion eurosh. Dhe të gjitha këto, vetëm me anë të një 26 vjeçari, Avdjol Dobi, përfaqësuesi i saj në Shqipëri, i cili nga Vlora, ku kishte selinë e një biznesi të hapur në 2016, erdhi dhe mori zyra në Tiranë, duke u vendosur së fundmi, pasi fitoi tenderat, në një prej godinave më luksoze të Tiranës, në katin e 14-të, të “ABA Business Center”, në qendër të kryeqytetit. Dhe është po kaq e habitshme, se si një sipërmarrje e tillë e mbështetur në falsifikime, të mund të realizohet, pa patur pas një garanci se të paktën, askush nuk do të gërmonte mbi aktivitetin e saj real.

Por ministri Gjiknuri tha se institucionet në këtë reast rezultojnë të kenë vepruar në respekt të ligjit. “Hapat e ndjekura nga ARRSH për kryerjen e procedurës për tenderim kanë qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi për prokurimin publik. Edhe oferta e paraqitur nga kompania në fjalë, në mënyrë elektronike, ka qenë në përputhje me kërkesat e dokumentave te tenderit që njeh legjislacioni. Legjislacioni në fuqi nuk kërkon verifikimin e informacionit të ofertuesve, përveç rasteve specifike, kur ka dyshime të arsyeshme për të dhëna të rreme”, u shpreh ministri, duke shtuar se “dhe ne do të nxjerrim përgjegjësitë tona. Kushdo qoftë ai që mund të rezultojë i përfshirë, patjetër do të përgjigjet para ligjit”.

Zoti Gjiknuri njoftoi se “nisur nga problematikat e hasura në këto procedura me kompani të huaja apo përfaqësi të tyre, unë sot kam propozuar ndryshime në aktet ligjore dhe nënligjore të ligjit për Prokurorimet Publike. Kam propozuar që të sanksionohet qartësisht në ligj, detyrimi që ofertuesit fitues t’i verifikohet në çdo rast informacioni që vetdeklaron përpara lidhjes së kontratës. Propozimi i është drejtuar zyrtarisht Agjencisë së Prokurimit Publik, për të inicuar këto ndryshime ligjore. Kjo do të vlejë në të ardhmen për parandalimin e situatave të ngjashme dhe do ti bëjë autoritetet më të kujdesshme në verifikimin e informacioneve përpara lidhjes së kontratës”, deklaroi ministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leo 13/12/2018 08:42

Kjo nuk eshte rilindje eshte Hajduteri shkaterim vjedhje por mbi te gjitha Vdekje

Leo 13/12/2018 06:37

Kjo nuk eshte rilindje eshte Hajduteri shkaterim vjedhje por mbi te gjitha Vdekje

Damion Ndrangheta 11/12/2018 18:53

Po ku eshte opozita qe ta beje te madhe kete pune? Si te mos e politizosh kete mega hajduteri te ideuar dhe implementuar nga Pokitikane te Ri dhjerjes? Studentat nuk duhen te rrine vetem me kerkesat e tyre. Opozita duhet te kanalizoje pakenaqesite e te gjithe Shqiperise e ti beje politike. Te kerkohet doreheqja e nenjehereshme e qeverise. Skandal me te madh se ky te kapur me presh ne dore ndonjehere ne ate vend nuk ka oasur. Po ne duket se opozita eshte e blere

Gers11/12/2018 16:14

Si mund te jene kaq te pafytyre, nga i pari tek i fundit. Minimalisht ,me cfare doli ne drite eshte pa aftesi totale e cdo institucioni qe ka realizuar tenderin, gje qe do te thote shkarkim. Dhe me e keqja, dhe pikerisht ajo qe ka ndodhur eshte perfshirje e tyre ne kete llum. Te pafytyre qe vendin duhet ta kene vetem ne burg. Qelbesira

Arta11/12/2018 16:11

Qe ti i ke organizuar te gjitha ne emer te Rames kete e di dhe Bufi.Qe para hapjes se tenderit ju therisni ate qe do ja jepni per te gjetur nje klecke per te skualifikuar te tjeret.Therisni dhe sorollopin e firmave Vellezerit Hysa per te plotesuar numurin e ofertuesve dhe ja tenderi u fitua ne menyre te "ndershme".Por si e shpjegon ti qe firma te sapokrijuara ose te falimentuara marin gjithe tenderat pas fushates elektorale(pyet Peleshin dhe Ramen per ne Korce).Si e shpjegoni ju qe shumica e pronareve oligarke jane me ose pa shkolle fillore?.?ata jane te forte per te larguar te tjeret dhe llogarite behen sic doni ju vete).Edhe dicka tjeter.Ministrat ne vendet e qyteteruara kur ju ndodh nje skandal japin doreheqjen(edhe kur shembet nje ure para disa shekujsh) dhe kjo behet si pergjegjesi institucionale shteterore pavaresisht se s'ka pergjegjesi personale.Por ti mish me dy sy nuk dallon dot c'eshte pergjegjesia shteterore pasi ju shtetin e kuptoni me kohen kur jeni ju ne karrige.Por qe hetimi i prokurorise te jete i pavarur dhe ju mos fshini gjurmet e ketij krimi a sdo ishte normale dhenja e doreheqjes?.Dikur Ilir Meta u pergjua per ti mare rryshfet nje privati(jo para publike) dhe ky i keqi juaj dha doreheqjen,por ju jeni shume me te ndyre.Ju jeni per cmim Guinnes kur eshte fjala per fallsifikime e vjedhje.U shofte raca e juaj fshatarake.

Er11/12/2018 16:07

Ore ka marr dhe 20% te paradhenies se kontrates o cim peka kane flituru paret ne amerike ore ca beni flini gjum

Hasoni11/12/2018 15:22

Keta te vrasin naten dhe te qajne diten,cfare lloj hibridi paska qene kjo Rilindja.

Arben11/12/2018 15:12

Komentet ky minister do te ishin me te besueshme te ishin bere nga qelia. A.Marku karriera jote nuk mund te kaloje nga mjerimi i qytetarve por nga drejtesia qe presin qytetaret.

Dietologu Open Society 11/12/2018 15:03

O ka cipë ky hajvan Gjiknur. Doreheqjen o loqe minimumi. Doreheqjen menjehere o gomar.

gramoz11/12/2018 15:01

Leni pordhet o damjon zorraxhiu, por bashk me shefin tat drogaxhi, bohuni gati per te kap sapunin.

Shto koment

Denonco