Kush ulet me Ramën nuk është me ne/ Del mesazhi i plotë i studentëve

Kush ulet me Ramën nuk është me ne/ Del mesazhi i plotë i studentëve

14:16, 11/12/2018
A+ Aa A-

Ndërkohë që me media është përhapur lajmi se kreu i qeverisë do diskutojë sot më studentët ne një emision televiziv janë vetë studentët që janë pjesmarrës në proteste që kane përgenjeshtruar ketë lajm.

“Studentët e kanë theksuar qartë përgjatë çdo dite të protestës se negociata të çfarëdo lloji qofshin ato, nuk do të ketë! Ky është vullneti i masës i shprehur qartësisht. Kur i kërkuam diskutim para se të miratohej 'Ligji për Arsimin e Lartë' qeveria nuk pranoi”, thuhet në mesazhin e studentëve.

“Nuk ka përfaqësi, nuk ka negociata!”, thonë studentët protestues.

Ja mesazhi i plotë

Përshendetje!

Studentët e kanë theksuar qartë përgjatë çdo dite të protestës se negociata të çfarëdo lloji qofshin ato, nuk do të ketë! Ky është vullneti i masës i shprehur qartësisht. Kur i kërkuam diskutim para se të miratohej 'Ligji për Arsimin e Lartë' qeveria nuk pranoi.

Pikat e kërkuara janë të qarta!

Kemi informacion se Z.Rama, Kryeministër i vendit do të jetë i pranishëm në një studio televizive ( top channel- top shoë) ku perballë do të ketë studente, të cilët do të jenë aty si individe dhe jo si grup negociator. Ne distancohemi prej tyre. Ata nuk janë me ne!

Nuk ka përfaqësi, nuk ka negociata!

Plotësoni kërkesat!

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco